Kriza e euros ringjall mëri të vjetra

Tre vjet kanë kaluar qëkurse athinas të zemëruar dolën për herë të parë në rrugë me postera ku kancelarja gjermane paraqitej me uniformë SS. Qysh atëherë krahasimet me nazismin nuk kanë të ndalur. Kursi i rreptë i kursimeve i Merkelit në krizën e euros, në sytë e shumë demonstruesve çimenton pushtetin e Gjermanisë në Evropë, dhe risjell në kujtesë pushtimin gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Atëherë qindra mijëra grekë u vranë nga gjermanët. Për shembull në 1944 në fshatin Distomo ku ushtarët e Vermahtit dhunuan gra dhe vajza dhe pushkatuan të gjithë banorët që ndodheshin në fshat. Plot 70 vjet më pas shumë grekë e ndiejnë sërish veten viktima: norma e vetëvrasjeve në vend është rritur me një të tretën, më shumë se gjysma e të rinjve janë të papunë. Të pafuqishëm, një pjesë e madhe e grekëve shohin se si kriza po u merr çdo lloj perspektive. Krahas demonstruesve edhe mediet greke nuk mbeten prapra në sulmet e ashpra kundër gjermanëve: emisionet televizive ku krahasimet me nazismin janë në qendër, kanë aktualisht shikueshmërinë më të lartë.
Por këto krahasime nuk janë vetëm fenomen grek, ato ndeshen edhe në vende të tjera evropiane qëkurse kriza po zgjerohet. Për shembull në Qipro, e cila nuk ka qenë e pushtuar nga Gjermania. Kur u përhap frika se në shpëtimin e bankave do të merrnin pjesë edhe kursimtarët e vegjël, në rrugë dolën demonstrues të zemëruar që mbanin në fytyrë maska të Merkelit me mustaqet e Hitlerit. Ndërsa në Spanjë së fundi një profesor i ekonomisë shprehej në një nga të përditshmet e mëdha të vendit se Merkeli "ashtu si Hitleri, i ka shpallur luftë pjesës tjetër të Evropës, këtë herë për të siguruar hapësirë jetike ekonomike". Edhe pse redaksia e gazetës e tërhoqi më pas artikullin duket qartë se klima është e helmuar. D.W.
Më shumë:
Comments
Akoma nuk e di sa ca duan
<p>Akoma nuk e di sa ca duan keta nga Gjermania, qe tu paguaj borxhet e tyre?</p>
E kane dh... ne vendet e tyre
<p>E kane dh... ne vendet e tyre dhe tani e kerkojne fajin tek Gjermania. Le te kujtojne kohen kur gjermanet punonin si kafshe ndersa keta benin gare me njeri-tjetrin kush hante e pinte me shume. Nuk i solli Gjermania ne kete gjendje. Cfare duan tani, qe ajo te lere menjane interesat e veta dhe te rregulloje punet e tyre? </p>
Add new comment