Moore: Argumenta të fortë ligjorë që e vënë në dyshim votimin rreth Muhos në Parlament

Postuar në 18 Prill, 2013 05:00

Duke komentuar mënyrën si votoi Kuvendi i Shqipërisë në lidhje me lirimin e Ilirian Muhos nga KQZ-ja, Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore të Departamentit Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, gjatë një konferencë për shtyp në Ambasadën Amerikane në Tiranë tha se “Në disa prej takimeve kemi diskutuar disa zhvillimet te fundit në parlament. Ndonëse dallojme disa shqetësime për balancën e formimit të KQZ, besojmë se ka argumenta të fortë ligjorë që e vënë në dyshim menyren si u votua [per lirimin e Muhos] në Parlament në 15 prill. Megjithatë duam të shikojmë që KQZ të funksionojë, dhe të shikojmë si do zhvillohet procesi i zgjedhjeve.”

Ai gjithashtu njoftoi se në Kongresin Amerikan do të zhvillohet së afërmi  një seancë e posaçme dëgjimore për zgjedhjet shqiptare. Seanca të ngjashme janë mbajtur para zgjedhjeve të 1996-ës dhe 2005-ës. Të parat përfunduan si zgjedhjet e kohës së Enver Hoxhës (nëntëdhjetëeca përqind në favor partisë në pushtet) dhe të dytat sollën rotacionin e parë të pushtetit nëpërmjet zgjedhjeve normale, në të gjithë historinë e Shqipërisë.

E.Zaloshnja

 

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Ky i yni ska nevojë për ligjin se është vetë ligji</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.