Minxhozi e Shkullaku janë me idenë se Berisha “ka ndihmuar” opozitën

“Na bashkoi Berisha” është titulli i shkrimit të Skënder Minxhozit, publikuar në Shqip (mund ta lexoni të plotë në linkun http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/04/18/na-bashkoi-berisha/). Kjo që ka ndodhur këto ditë, thotë Minxhozi duke iu referuar seancës parlamentare të zëvendësimit të anëtarit të KQZ-së, “shërbeu edhe si element përshpejtues i afrimit të PS-së me LSI-në”, gjë që fillimisht është gjykuar disi e vështirë (“Të mendosh se vetëm njëzet ditë më parë ky skenar ngjarjesh do të bënte të shpërthente në të qeshura mosbesuese çdo banor të këtij vendi”, thotë saktësisht Minxhozi). “Nuk mund të mos vëresh sesa pa nostalgji dhe vrasje ndërgjegjeje e këputi LSI-ja litarin që e mbante lidhur pas qeverisë Berisha; e shkaku kryesor mesa duket duhet kërkuar jo vetëm te karakteri i panatyrshëm i aleancës PD-LSI, por edhe te [vetë Berisha]”, shkruan Minxhozi, që përfundon duke thënë se “nëse sot kemi një aleancë të re opozitare, e cila po përmbys plot sfidë raportin e forcave në pushtetin lokal, kjo i dedikohet ndër të tjera, edhe stilit drejtues të Kryeministrit, arrogancës së tij qeverisëse, prishjes graduale me ndërkombëtarët dhe konsumit të imazhit që ai përfaqëson sot në jetën politike të vendit”.
Në të njëjtën linjë ka ecur dhe Armand Shkullaku në shkrimin e tij të publikuar në Mapo, ku thotë se “pakti Rama-Meta, që po sulmohej nga shumë drejtime, tani ka dalë në plan të dytë”. Sipas Shkullakut, është Berisha që ia ka bërë këtë “dhuratë” opozitës me situatën e re që ka krijuar. Shkrimin e Shkullakut mund të ndiqni të plotë në linkun http://www.mapo.al/2013/04/18/pakti-rama-meta-ne-plan-te-dyte/.
Re.Pu.
Comments
minxhozit thojini qe do te
<p>minxhozit thojini qe do te shohim pas 23 qershorit se sa realisht eshte i sakte ky interpretim i tiji. per aq kohe sa Rama nuk i kthehet idese se drejtesise mbi klanin Berisha atehere asgje nuk ka ndryshuar. shume mire mund te themi qe eshte e tera nje loje per te garantuar daljen ne opozite te qete te Berishes, jo vetem pa bere 1 dite burg, por edhe duke garantuar pushtetin e tij per nja 20 vite te tjera ne PD. Dhe kjo sjell edhe garantimin e pushtetit te Rames dhe/apo Metes ne PS po per nja 20-30 vite. </p><p>E ilustron kete situate shume qarte tenderi i fundit qe po realizon Genc Pollo. Behet fjala per rrjetin e ri digital tokesor te TVSH-se ne tere kombin, por ne paralel edhe per nje rrjet privat. Kjo eshte nje "prone" fondamentale per politiken e neserme sepse rasti i Berlusconit na e tregon qarte se sa vlen TV. Dhe Genc Pollo po perpiqet t'ia japi Bashkim Ulajt. I cili eshte nje prej biznesmeneve me prane Berishes. Gazeta Shqiptarja.com e ka denoncuar keto dite cka te ben te mendosh qe Meta nuk eshte me ta ne valle, por ama te tere e dine lidhjen e ngushte te Rames me Ulajn. Atehere, pyetja ngelet: a do te kete Rama deshiren te anulloje kete tender pas 23 qershorit? Dhe te mos jete ne duart e nje tek personi rrjeti publik televiziv. Dhe i ndertuar me paret e jona!!! Une vete besoj qe Rama s'do te beje asgje sepse edhe koncesioni per llotarine kombetare eshte efektiv kesaj te djele dhe Rama nuk u pa njehere te vetme te thote nje fjale. Perdor Taulant Ballen si zar sa per te folur ndonje fjale. Dhe mos harrojme se llotarine e ka Samiri, tjeter mik i perbashket i Berishes dhe Rames!</p>
Keto afera nuk jane asgje
<p>Keto afera nuk jane asgje para atyre tmerreve qe po ndodhin ne realitetin shqiptar o Anonim.</p>
Add new comment