Ja çfarë parashikon Kodi Zgjedhor në rast krijimi vakance në KQZ

Kodi Zgjedhor, në nenin 19 të tij parashikon procedurat që ndiqen në këtë rast. Sipas pikës 3 te këtij neni, “Në rast se mandati i një anëtari të KQZ-së përfundon para kohe gjatë periudhës së zgjedhjeve, ai zëvendësohet nga Kuvendi sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 48 orë nga krijimi i vakancës”. Po ky nen, parashikon që “Të drejtën për propozimin e kandidaturave e ka i njëjti subjekt politik që kishte propozuar anëtarin që i kishte mbaruar mandati. Në të kundërt, kandidaturat propozohen nga partia politike, e cila i plotëson kriteret e renditjes dhe përkatësisë. Kjo do të thotë se nëse Partia Socialiste nuk do të propozojë anëtarë të rinj, atëherë kjo e drejtë i kalon LSI-së dhe nëse edhe LSI refuzon atëherë të drejtën do ta ketë partia e tretë e opozitës Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila aktualisht e ka një anëtar të propozuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
POR SA ME SIPER, KA VLERE VETEM "gjatë periudhës së zgjedhjeve"
Add new comment