Christopher Dell bën pakëz ironi me Kosovën në profilin e tij në favebook

Ambasadorët amerikanë që i kanë shërbyer vendit të tyre në Tiranë kanë mbetur prore dashamirës tanët; në mos ndjekës të vëmendshëm e seriozë të punëve në vendin e shqipeve. Ndoshta ky është dhe rasti i ish-ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell, por ky i fundit, disa muaj pas largimit, nuk është menduar dy herë për të bërë një ironi gjysmë të pafajshme, gjysmë të pakujdeshme me Kosovën në profilin e tij në facebook, gjë që mund të jetë motiv keqkuptimi me kosovarët.
Ironia (nëse ka dashur të bëjë ironi) nuk duket se është shumë inteligjente, megjithatë. Ai ka postuar një fotografi, në të cilën shihen dy lopë në veturë të tipit “Lada” (shihni foton që shoqëron shënimin tonë), ndërsa mbi fotografi është fjalia që mund të lexohet në gjuhën shqipe: “Nga xhami i një lambo”. Dhe ka vënë diciturën: “Kosova e pandryshueshme dhe nuk është duke ndryshuar”.
Christopher Dell ka qenë një ambasador tepër protagonist në jetën politike e publike të Prishtinës. Shumë më tepër se sa ambasadorët amerikanë të Tiranës. Dhe kjo është e kuptueshme.
Re.Pu.
Comments
Ky është zhvillimi që na ka
<p>Ky është zhvillimi që na ka dhënë Turqia</p><p> </p>
Add new comment