John Withers: Lobuesit janë, por ata nuk mund ta përmbysin vullnetin e popullit

Postuar në 18 Prill, 2013 03:47

Në vijimin e intervistës së John Withers-it, dhënë Gjergj Erebarës dhe publikuar në Shqipin e sotëm, ka një moment ku flitet për kompaninë lobuese Podesta. Dhe përgjigja e Withers-it është: “Lobuesit janë një realitet në SHBA. Ata kanë para, staf, energji, dhe akses tek një numër i madh politikëbërësish… ata kanë një zë në vendimmarrje…. Por ata nuk janë zëri i vetëm. Dhe ka limite në atë që mund të arrijnë. Ata nuk mund ta transformojnë një diktator të ardhshëm në një demokrat mendjendritur. Për më tepër, ata nuk mund të përmbysin vullnetin e popullit”. Më tej ai e ilustron këtë ide: “Mubaraku kishte lobues, por qeveria amerikane qëndroi me votuesit egjyptianë”.

Në të njëjtën intervistë, ai flet dhe për sulmet mediatike që i janë bërë në Tiranë pasardhësit të tij, Alexander Arvizu. “Jam i neveritur prej kësaj. Surrogatët mediatikë të kryeministrit nuk kanë moral për të bërë një gjë të tillë”.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>E saktë po ku kuptonë ky i yni nga këto, dhe e di shumë mirë që kombit tonë i pëlqenë një diçka e tillë dhe lobistët bëjnë punën e tyre prandaj paguhen por ne ku jemi</p>

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Ambasadori me i mire dhe me i drejte qe ka patur Shqiperia, hallall i qofte.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.