Diplomatë e ish-diplomatë të shqetësuar prej turravrapit të Berishës

Postuar në 16 Prill, 2013 17:04

Deklaratat e shqetësuara të të huajve po pasojnë njëra tjetrën. Gjesti i fundit i Berishës, i n-ti, duket se i ka vënë kapakun bindjes së tyre se kryeministri shqiptar nuk do të ndalet më në rrugën “për t’i fituar zgjedhjet e 23 qershorit”. Thuhet se ambasadori Arvizu ka pasur mbrëmë një bisedë tepër të tensionuar me kryeministrin shqiptar.

E nuk është vetëm ai. “Berisha bëri një grusht shteti administrativ në zëvendësimin e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të hënën,” tha ish ambasadori amerikan, John Withers, i cili po sheh pas shumë muajsh që opinionet e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë janë përafruar me të tijat. “Manipulimi i zgjedhjeve është një shqetësim real dhe i bazuar, pasi Berisha ka emëruar dhelprat e tij besnike si roje te koteci i zgjedhjeve”, ka vijuar ai më tej me një gjuhë prej gazetari të opozitës..

Ne po monitorojmë dhe do të nxjerrim konkluzionet tona…. Çdo gjë në jetë ka pasoja. Do të vijojmë të kemi bashkëbisedime mes ambasadave tona me delegacionin e BE-s dhe zgjedhjet do të vëzhgohen nga disa qindra vëzhgues. Të gjitha observimet do të mblidhen dhe mozaiku zgjedhor do të plotësohet për të pasur një fotografi zgjedhore të plotë”, ka thënë sot ambasadorja gjermane, Holtkemper, dhe më tej ia bën: “Natyrisht që zhvillimet e djeshme do të kenë influencë në procesin zgjedhor”.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.