Ilirian Muho nuk ka ndër mend të japë dorëheqje, madje thotë se “gëzon shëndet të plotë”

Postuar në 13 Prill, 2013 08:56

 

Një mënyrë për të kuptuar pozicionin e LSI-së është të lexosh edhe intervistën e dhënë nga “njeriu i saj” në KQZ,  Ilirjan Muhos, i cili i pyetur nga Shqip, kthehet:

Gëzoj shëndet të plotë. Nuk kam munguar në asnjë mbledhje. Nuk shoh asnjë arsye pse duhet të shkarkohem nga detyra” ka thënë ai duke argumentuar më tej se pavarësisht se është propozuar nga LSI-ja, ai është betuar para Kuvendit për të treguar paanësi gjatë detyrës. “Jam anëtar i KQZ. Është i vërtetë fakti se jam kandidaturë për LSI, por në momentin e përzgjedhjes së kandidaturës sime gjeti mbështetje dhe tek mazhoranca e asaj kohe. Pas seleksionimit të kandidaturave u paraqit kandidatura ime dhe në fillim të detyrës u betova para Kuvendit për punën time. Udhëhiqem nga ligji dhe vetëm nga ligji”.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.