Ka një "mirëpo" të madhe - thotë Vehbiu për marrëveshjen PS-LSI dhe shprehet kundër "votës së bardhë"

E ka thënë dhe Ardian Vehbiu të vetën për aleancën PS-LSI. Në blogun e tij Peizazhe të Fjalës, Vehbiu shkruan: “Jam edhe unë i neveritur, për aq sa vlen kjo, nga çifti i lumturuar sërish. Vërtet morali dhe politika duan mbajtur veç, por edhe politika e ka një moral të vetin, që në këtë rast është shkelur. Mirëpo – dhe këtu ka një mirëpo të madhe – problemi i madh i Shqipërisë, i shoqërisë shqiptare, dhe i politikës shqiptare është Sali Berisha me të vetët, jo opozita dhe aleancat e saj të pambrojtshme. Dhe zgjedhjet që po afrohen janë shansi i vetëm për ta larguar Sali Berishën dhe grupin e tij, me mjete demokratike, nga monopoli që ka vendosur ndaj të gjitha pushteteve në Tiranë”
Vehbiu analizon edhe një ide të hedhur kohët e fundit për bojkotim të zgjedhjeve ose për të quajturën “votë të bardhë”. Dhe shkruan ndër të tjera: “Ftesa e tanishme nga shoqëria civile dhe nga disa analistë, për të votuar me fletë të bardhë, nuk e ka fuqinë, as pretendimin, për t’u bërë masive; por veç mund të arrijë dhe të bindë ata pak njerëz të angazhuar përnjëmend në politikë, që janë neveritur nga lëvizja e tanishme PS-LSI. Siç e shoh unë, ky publik target i nismës në fjalë përbëhet, kryesisht, nga zgjedhës të majtë, që normalisht do të votonin për PS-në. Kjo edhe thjesht ngaqë askush nuk pret që zgjedhës të PD-së ose me bindje të djathta, të merakosen aq shumë për cirkun e së majtës në Tiranë, sa të refuzojnë normalitetin e votës. Prandaj ftesa për të votuar me fletë të bardhë, siç po ofrohet në momentin e tanishëm, është objektivisht pjesë e fushatës elektorale të PD-së..” a.n.
http://xhaxhai.wordpress.com/2013/04/10/krushqi-te-zeza-vota...
Comments
Vota e bardhe, marksiste te
Vota e bardhe, marksiste te dashur, nuk perdoret si reagim ndaj te majtes. Me duket se qellimisht po keqinterpretohet nga nje proteste ndaj elites se ndyre politike ne teresi, ne nje grup me te ngushte te majte, gje qe nuk eshte aspak e vertet. Ajo eshte forme proteste ndaj gjithe pisllekut te Tiranes qe perfshin Berishen, Ramen, dhe Meten dhe sherbetoret e tyre ne politike, media, biznes, e nenboten e zeze. E keqja eshte ne te gjithe klasen drejtuese politike.
Eshte interesante, tw besh

Eshte interesante, tw besh interesant duke nyjetuar ide, sa per te qene i pranishme atje ku thuhen fjalet. Ky pohim nuk lidhet me shkrimin e z.Vehbiu, sigurisht.

Te gjithe i kane te qarta disa gjera qe nuk kane nevoje per koment:

1. E keqja 20 vjecare e ketij vendi eshte regjimi i Berishes, qe xeroi burimet kombetare - financiare, materiale e mbi te gjitha ato njerezore - me modelin qe instaloi dhe po perpiqet te mbaje ne kembe. Nuk vlen qe, pas 20 vitesh te tjera, te ulemi e te shkruajme, ato qe shkruan z. Prodi per Zonjen e Hekurt, qe te themi se ishte me i zgjuar se ne edhe ai lepuri qe shikonte kuajt duke vrapuar.

2. Ne kete kontekst, e keqja qe kercenon vendin dhe te ardhem tone e të femijeve tane u kthen shpinen pseudo-analisteve qe kerkojne nje bote iluzore - nje Shqiperi si kopeshti i Edenit.

3. Ku i gjejne evidencat kete birbo-analite/opinioniste - si A. bushtati, te themi - që broçkollitin dengla rreth vendimeve politike te nje grupi politik qe perfaqeson interesat e pjeses me te madhe te shqiptareve? E te thuash me pas se u mburren grave tw tyre e shumta se jane "zeri" i njerezve te zakonshem, qe modeli i Berishes i la pa pune, pa buke, pa te ardhme!!!!

Po Saimir ke te drejte ne

Po Saimir ke te drejte ne parim, por ne kete moment vota e bardhe ndihmon vetem Berishen qe te rrije ne pushtet dhe te vjedhe votat qe i duhen per ta mbajtur ate me dhune.

Shinasi Rama ishte ai qe

Shinasi Rama ishte ai qe promovoi nismen e dise gjoja te paangazharve per te mos votuar. Dhe thirrja e Shinasiut, per bojkot te zgjedhjeve ne thelb ishte thirje per mos ndryshim te pushtetit. Ndihma me e madhe per Berishen eshte qe te populli te mos reagoje , pasi te djathtet jane te gjithe ne rresht per te votuar, jo nga nje here por edhe nga dy tre here.

Jam plotesisht dakord me zoti

Jam plotesisht dakord me zoti Vehbiu. Pas levizjes se djeshme te Komisionit te Ligjeve, vota e bardhe, per mua, nenkupton vote per Sali Berishen I. Siduket do te beje per te n-en here shprehjen e famshme te tij, jam e bindur se edhe Stalini nuk e ka thene publikisht "Ju votoni se votat i numeroj une". Sot me shume se kurre nuk duhet nje vote e bardhe. Vote e bardhe ndaj kujt, ndaj urise, skamjes, ekonomise, shtetit pa vizion, trotuareve te mbushura me veshmbathje te grisura qe dalin njerezit ti shesin cdo dy meter, minieres se Bulqizes qe ka marre fund dhe minerali mblidhet me kova si ne Afrike, pensionisteve qe s'kane lek as per ilace, kamariereve me master ne drejtesi, faturave te dritave qe gjysma e shqiperise paguan per gjysmen tjeter, pasi ose nuk kane te paguajne ose nuk duan, rrugeve miliona dollareshe te mbushura pa filluar mire me gropa, ...... lista eshte shume e gjate dhe duhet te rri me dite te shkruaj anet negative te vendit tone. Prandaj, cuditem me analistet dhe te indinjuarit moraliste, vota e bardhe ndaj kujt???? Po me pas, cdo ndodh a ka ndonjeri zgjidhje??? Apo do presim te shikoje ndonje enderr "shume i nderuari" kryeminister dhe pastaj ta realizoje, po ne enderr! Se vetem aty i ben realitet endrrat e veta dhe jo te shqiptareve. Prandaj, ju lutem, s'ka vote te bardhe dhe bojkot, duhet te shkojme te votojme kunder Sali Berishes dhe vendit te gjunjezuar!

Si mund të propogandohet me

Si mund të propogandohet me kaq zhurmë votimi me fletë të bardhë kur dihet se me kë kemi të bëjmë JO duhet të votojmë OPOZITËN jo se është më e mira por po themë atë thënje të zotit Nano të bashkohen të gjithë qelbësirat që të zhdukim këtë qelbësirë të madhe dhe mbasandaj të meremi me të voglat

Te nderuar, Avokat Ngjjela

Te nderuar,

Avokat Ngjjela thote se Çurçilli beri pakt madje me Stalinin per ta mposhtur Hitlerin. Se deri ketu ka vajtur puna...?

Add new comment