Loja si macja me miun mes Berlinit dhe Beogradit

Gati çdo serb e konsideron Gjermanisë si mikun më të madh të Kosovës. Edhe vetëm për këtë fakt, Gjermania shihet në Beograd si armiku më i madh i Serbisë. Ka kohë që nuk ka zgjuar vëmendje kaq të madhe në opinionin gjerman ndonjë informacion nga Serbia, si shkrimi i gazetës Veçernje Novosti "Shantazhet dhe ultimatumet ndaj Swrbisë edhe në shekullin 21” – shkruan Nemanja Rujevic e radios Deutsche Welle.
Shkas për këtë shkrim ishte vizita e një delegacioni parlamentar gjerman në Beograd. Duke iu referuar faktit që Serbia dhe Gjermania në 100 vjetët e fundit gjithmonë kanë qenë në anë të kundërta, në Beograd flitet “për komplot gjerman” kundër serbëve.
Historiani Çedomir Antiç mendon se mendimet radikale serbe ndaj Gjermanisë janë pasojë e politikës së Berlinit ndaj Serbisë. "Nëse respektohet autonomia e Ishujve Alande, të cilat kanë pushtetin ekzekutiv, gjyqësor dhe ligjvënës, ndërsa në Kosovë institohet që ushtria e Thaçit të futet në veri - atëherë nuk mund të flitet për perceptim tjetër veçse si armik", - thotë Antiç, i cili rolin gjerman e vlerëson edhe si "mbështetje të parezervë për nacionalizmin slloven dhe kroat". Disa historianë të tjerë e quajnë politikën gjermane madje si "fashizëm demokratik". a.n.
http://www.dw.de/loj%C3%AB-si-macja-me-miun-mes-berlinit-dhe...
Comments
Këta Serbët par se të shajnë
<p>Këta Serbët par se të shajnë të tjerët për fashizëm të mundohen të largohen nga fashizmi i tyre pastajë të kërkojnë llogari tek të tjerët</p>
Add new comment