Editorialet e një dite më pas mbi lëvizjen e Metës

Postuar në 02 Prill, 2013 02:31

Janë disa komente në të nxehtë në shtypin e sotëm lidhur me largimin e Metës nga koalicioni qeverisës, por bien në sy disa sosh. Mero Baze është i sigurtë se me këtë zhvendosje të Metës do të kemi rotacion, por në editorialin e vet të publikuar në Tema i mëshon tezës se është vrarë shpresa për ndryshim. E prandaj ai flet qysh në titull për një rotacion që vjen nga dështimi i parimeve. Henri Çili jep më shumë se një konsideratë në shkrimin me titullin “Konsiderata paraprake për koalicionin e pritshëm Rama-Meta”. “Historia u zhbllokua”, thotë ai fillimisht, dhe me këtë ka parasysh që e djathta paskëtaj mbetet në fatin e vet, dhe që procesi politik brenda saj do duhet të rikonceptohet nga e para.  Më tej, ai nënvizon faktin që, me këtë ngjarje, virusi i pragmatizmit ka prekur tanimë cilindo në politikën shqiptare. Opozita nuk ka mundësi të propozojë një rend të ri moral në këto rrethana kur “të gjithë bashkë kanë qenë së paku njëherë me të gjithë e njëherë kundër të gjithëve në këtë histori të tranzicionit”. Ndësa Skënder Minxhozi thekson se marëveshja e pritshme Rama-Meta është një triumf i cinizmit mbi moralin, dhe si për ta bërë të kuptueshme, ose të paktën të gëlltitshme, këtë që ka ndodhur, ai citon gazetarin italian Indro Montanelli që në vitet ’70 është shprehur “le të mbyllim hundët e të votojmë Demokracinë Kristiane [të korruptuar] [si të keqen më të vogël përballë komunistëve]”.  Adrian Thano i Ditës Ramën e qorton për faktin se “është një vendimmarrës i sekondës së fundit dhe që do justifikohet me "nuk ka kuptim të kërkosh të dish nëse ajri është i mirë, kur nuk ke çfarë të thithësh tjetër", por e mbron duke thënë që "mbetet alternativa më e mirë për të marrë pushtetin në Shqipëri".  Re.Pu.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Te gjithe keta jane funderrina, bashke me gazetaret qe i mbeshtesin.

Ky sistem politik, ky rend, kjo klase eshte e deshtuar. Keta gazetare, nqs ishin vertet gazetare, sot duhet te ulerisnin fort fare se na duhet te rithemelojme sistemin e jo te jusfitikonin Ramen.

Kjo klase politike ka vdekur. Sa me shpejt ta varrosim aq me mire do jete.

Submitted by Bard (not verified) on

Ideja e Minxhozit e ilustron mire situaten ne te cilen ndodhet moralisht politika shqiptare, por me duket se elektorati ka edhe nje zgjidhje tjeter, perveç mbylljes se hundeve nga era e keqe dhe votimit per te keqen me te vogel: te qendroje ne shtepi, larg hales politike dhe dumes se keqe, kalbjes morale dhe dekadences kolektive. Me kete veprim Edi Rama zyrtarizon krijimin e partise me te madhe ne vend: partise se qytetareve te neveritur nga politika, qe duke qendruar ne shtepi do te demonstrojne revolten ndaj gjithe sistemit politik. Historia e ka treguar qe natyra e urren boshllekun; ky boshllek i lene nga PS duke u larguar nga kauzat qytetare ne emer te pazareve te ndyra qe u interesojne vetem biznesmeneve, seksereve e matrapazeve qe ka importuar ne parti, me siguri do te mbushet nga nje force qe do te ngrihet nga hiri i PS. Shpresojme veç qe kjo mos te jete nje parti fashiste apo diçka e ketij lloji..

Pyetja qe ngrihet ne themel te kesaj levizjeje politike, nuk duhet te jete se kush do ti fitoje zgjedhjet me 23 Qershor; me teper, mua me duket urgjente te kemi pergjigje per diçka tjeter: A kane arsye qytetaret e ketij vendi per te besuar ne sistemin politik qe po riciklon plehrat ne krye te piramides se pushtetit, duke e bere rotacionin qeverises nje mjet per tu tallur me qytetaret, ne duart e nje klike plutokratesh qe kane shtene ne dore mazhorancen dhe opoziten bashke, prifterinj e hoxhallare, opinioniste e gazetare, artiste e shkrimtare, asetet dhe burimet e ketij vendi?

Submitted by shqiptari thjeshte (not verified) on

E cfare na mbeti neve per te bere ? Te braktisim Shqiperine ? Po ku te veme se nuk na pranojne ? Ky vend nuk ka asnje gjase te jete i shqiptareve ! Antishqiptaret e politikes Berisha Rama Meta , jane ata qe vete firmosin dhe vete vulosin pa pyetur askend duke grabitur deri ne qindarke gjithcka eshte kombetare dhe edhe pjese e jona ! Ku eshte vendi yne ? Do te doja te shkruaja nje artikull me titull "Shqiptaret pa atdhe !" , por edhe sikur te jete i qelluar , "pronaret" e Atdheut qe zoterojne cdo media dhe cdo para , madje edhe mua virtualisht dhe praktkisht , sigurisht do te talleshin dhe qeshnin ! Keta perfaqesues te me te zezes te nje shoqerie (ne kete rast asaj shqiptare) po na tregojne se Shteti i Enver Hoxhes , ishte ku e ku me i mire sesa te shikosh hajdutet , kriminelet , vrasesit e njerezve dhe te shpreses , Berisha Rama Meta & Co , te vrasin hapur cdo gje njerezore , pasuri , moral , shprese , njerez , ne menyren me sado-mazokiste te mundeshme !

Por mbase s'ka gje ! Pavaresisht perkrahjes se huaj , kjo plage mbase duhet te beje ciklin e saj ! Duhet te mbledhe deri ne ate derexhe sa qelbi te pelcase , ose po e pati te tille fuqine per shkak te perkrahjes se te huajve , mbase e kalon ne vdekje trupin shqiptar ! Une besoj qe jo ! Te pakten historia nuk e mbeshtet kete variant te fundit , pavaresisht se "trupi Shqiperise" eshte futur disa here ne arkivol . Por ne kete vend tashme eshte deklaruar hapur qe nuk kemi shance te rrojme si njerez !

Zoti i ndihmofte Shqiperine dhe shqiptaret ! Turp , turp , turp klikes se kafsheve !

Submitted by Leonardo (not verified) on

Si Minxhozi dhe Thano kanë të drejtë për mendimet që thonë midis dy të këqijave do zgjedhës më të voglën por kjo do quhej e lejushme mbasi të kemi shporur të keqen e madhe të shporim dhe të voglën atëhere mund të themi se do marim frymë lirisht

Submitted by hapi (not verified) on

Shume dakort me Albi dhe Bard.

Kam qene shume kritik ndaj Rames per gabimet e perseritura qe ka bere keto 8 vjet. Por me afrimin e zgjedhjeve, duke pare se PS-se i ishin afruar dhe shume persona sinqerisht te majte e te strukturuar (duke pare programin dhe referencat vertet te majta dukej qartesisht se nga kush ishte frymezuar. Kishte me shume te perbashketa me Vetevendosjen sesa me PS-ne e vjeter), mendova se Rama ishte korrigjuar. Genjeva veten!

Sic e thote Bard, natyra (politika) e urren boshllekun dhe vrimat mbushen shume shpejt. AKZ tani ka nje bulevard perpara dhe sot me shume se kurre duhet nje levizje vertet e majte.

Rama si heret e tjera, ja fut vetes dhe pastaj thote ma futen. Si eshte ajo barcaleta; hajt se me dy here nuk behesh; po me tre e behesh?

Futja kot!

Submitted by marin (not verified) on

Mua nuk me duhet pushteti me Meten se nuk kam Cfare bej me te. Enderrat e mia perkonin me ish-Rilindjen.. Nuk i perkas ideve internacionaliste …I perkas Idealit: “Shqiperi e Shqipetareve”. Mua me duhet nje Shqiperi normale e jo nje ‘e majte’ ne pushtet, ku pandeshkueshmeria do te lulezoje edhe me teper.
Pushtetin e fiton me vota jo me prostituta politike, dhe nese shqiptaret nuk ta japin?- Ja ku e ke F.S.Noli: “shpetova nga ky popull i poshter dhe malarik”, pas Nolit jeta vazhdoi dhe vazhdon, por ai mbei I MADHI NOLI

Submitted by horri numer 2 (not verified) on

ata qe kan shtyr Ramen drejt ksaj jan “keshilltaret” e tij qe kan ngren buken e Rames por bejn duvan e Metes. turp

Submitted by Anisa Bregu (not verified) on

Per mua nuk ka me zgjidhje. Besoja ne PS por edhe kjo shprese u shua.

Te felliqur, te mjere , hajdute te pashpirte keni qene o Ed dhe o Met.

PS i ke humb votat e mia . Shkoj dhe i bashkohem ALEANCES KUQEZI dhe do jem ne 7 PRILL, aty ta rezojme ate qe spo e rrezon dot Edi jon i dashur.

I bej thirje te gjitheve kush e ndjen veten OPOZITAR te bashkohemi ne 7 PRILL ne oren 11 te Bulevardi Deshmoret e Kombit.

Zhdukuuuuu Edi Rama. Ishe i shprese per mua, por tani te urej shume!!

Flm AK qe je me ne!!

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Shume mire ben Anisa, keshtu duhet te bejme te gjithe ne qe kerkojme nje Shqiperi ndryshe dhe jo rotacion te felliqur me Ilir Meten, patericen e Saliut keto 4 vite. Votoni partite e reja, FRD dhe AKZ, madje keto te dyja duhet te bejne nje koalicion te perbashket qe te rrezojne tre qelbesirat, Saliun, Edvinin dhe Ilirin!

Submitted by ervin (not verified) on

Per mua ata qe thone se te zgjedhesh te keqen me te vogel eshte me e mira jane pikerisht e keqja me e tmerrshme per shqiptaret. Ky vend ka mbi 20 vite qe lengon pikerisht se zgjedh te keqen me te vogel dhe nuk do te ndryshoje as per mese 1 shekull nese vazhdon ne kete rruge sepse largimi i Berishes nuk do te thote largim i Berishizmit qe me koalicionin rama-meta(ketyre nuk ja vlen tu shkruash emrat me germe kapitale) konsolidohet me i forte se kurre.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.