Shënim: Si të lëpish mjaltë nga një gjemb

Një marrëveshje Rama-Meta e përfolur dje në Tiranë, ka ende shumë pikëpyetje që presin përgjigje. Në qasje të parë, të le një ndjesi të çuditshme: si të lëpish mjaltë nga një gjemb. Askush nuk e quan një lëvizje të mirë; më optimistët e quajnë “të domosdoshme”, shumica e kanë sulmuar ashpër. Edhe një nga mbështetësit më të klikuar të opozitës, Mero Baze, shkruante mbrëmë në faqen e tij popullore online se ky bashkim do sjellë rrëzimin e Berishës por do jetë një “rotacion që vjen nga dështimi i parimeve”. I mbështetur në sentencën shekspiriane 'humba nderin, pjesën e pavdekshme timen - ajo që ngelet është kafshërishte', qëndrimi i Bazes dominon hë për hë qëndrimin e përgjithshëm të të majtëve.
Por ka edhe këndvështrime të tjera, nga pena po kaq opozitare me Berishën: “Përballë një regjimi të tillë, edhe çdo qelbësirë që ka arsyet e veta kundër regjimit, duhet parë si një resurs opozitar” – përsërit prej muajsh Mustafa Nano.
Berisha? Megjithëse i korruptuar, i rrënuar dhe i palumtur, e ka tashmë edhe njëherë mundësinë të na turret siç di ai të turret. Si përherë do tentojë të na ulë të gjithëve në nivelin e tij: kashtë në dysheme.
Ilir Meta dhe të vetët kanë fikur celularët. Me gjasa mbrojtja e tij do jetë ajo që kemi dëgjuar aty këtu nga delfinët e tij mediatikë: Nëse çdokush merr atë që meriton, të gjithë do ta kishim hak kamzhikun.
Edi Rama? Askush nuk e di ende çfarë ka në mend para dhe pas 23 qershorit. Kurrë nuk e rroku dot rregullin bazë: Jepu njerëzve atë që duan - më pas mund t'u japësh atë që do ti. Minimalisht, edhe këtë herë e dëshmoi veten një vendim-marrës të sekondës së fundit: asnjë përgatitje e publikut, asnjë përpunim i opinionit, asnjë paralajmërim. Justifikimi me gjasa do jetë i tipit: nuk ka kuptim të kërkosh të dish nëse ajri është i mirë, kur nuk ke çfarë të thithësh tjetër. Mbetet padyshim alternativa më e mirë për të marrë pushtetin në Shqipëri. Po të mos kishte atë tip që ka, Shqipëria do ishte sot në luftë civile. Por shpesh janë notarët më të mirë ata që mbyten. a.thano
Comments
esht shum e thjesht,ps vje

esht shum e thjesht,ps vje nne pushtet,berisha del i pa lagur,nuk e denojn,kjo esht e gjithe marrveshja,esht shum e thjesht

Po c'alternative e mire

Po c'alternative e mire mbetet ai o zoti Thano pas koalicionit me Meten? E mira eshte per ate i cili behet kryeminster, per vendin s'ka asgje te mire, asnje ndryshim sic thote Baze, thjesht rotacion pa parime. Edhe dicka tjeter nisur nga deklarimi i zotit Nano : “Përballë një regjimi të tillë, edhe çdo qelbësirë që ka arsyet e veta kundër regjimit, duhet parë si një resurs opozitar”. Edhe sikur qelbesira te kete qene pjese e regjimit? Ketu nuk ka sens logjik.

Per mendimin tim, vetem kete

Per mendimin tim, vetem kete 'tezen morale' s'ka goje ta zere me njeri, perfshi edhe popullin e thjeshte.... sepse tek e fundit LSI (dhe PD) ka arritur te marre aq perqindje votash sa mjaftojne per t'ia hequr kete te drejte pjeses derrmuese te popullsise ! Pra, mashtrusat dhe langaraqet jane te perfaqesuar zyrtarisht ne parlamentin shqiptar. Zgjedhja qe behet ne kete rast eshte e njohur: me mire langaraqet se kriminelat. Megjithate, e gjitha kjo do justifikohej vetem nese arrine te rrezojne qeverine para zgjedhjeve. Ne rast se ndodh kjo atehere Hallall!

Këta dy mafizë që kanë dalë

Këta dy mafizë që kanë dalë majtas duhen të futen në burgë për të këqihat që i kanë bërë këtijë populli

Edi Rama nuk siguron dot

Edi Rama nuk siguron dot rilindje sepse i takon te rilinde vete me pare duke hequr dore nga imoraliteti.

Politikane legene ! Nqs fiton Sali Berisha, le ta mbaje edhe 30 vjet akoma dhe mire t'i behet ketj populli !

Titulli duhet te ishte:Si te

Titulli duhet te ishte:Si te lepish m.t ne maj te gjembit.

Sigurisht qe e gjitha kjo

Sigurisht qe e gjitha kjo eshte per te bere nje tranzicion te lehte ne 23 Qershor. Berisha rehabilitohet dhe nuk preket per krimet e tij.

Urime popullit kavje te Shqiperise

Për mendimin tim në vendin

Për mendimin tim në vendin tonë nuk ka të mirë, por ka të keqe më të vogël, të domosdoshme. Fatkeqësisht!!!

Add new comment