Qeveri teknike? Ekziston si opsion por ndryshimet kushtetuese të 2008-s e kanë bërë një mundësi formale - thotë Servet Pëllumbi

Postuar në 02 Prill, 2013 04:49

Krijimi i një qeverie teknike pa Berishën për ta  çuar vendin në zgjedhje, do të ishte e mirëpritur dhe do të rriste besimin e qytetarëve te zgjedhjet e lira e të ndershme. Nga pikëpamja teorike, unë them se ekziston një opsion i tillë, por realisht e shoh këtë vetëm si një mundësi formale, pasi ndryshimet kushtetuese, që u bënë në 2008-n, i zvogëlojnë shanset. Kryeministri Berisha mund të qëndrojë me qeverinë e vet edhe pse humbet një votëbesim – thotë në një intervistë dhënë sot në të përditshmen DITA, Servet Pëllumbi dhe shton: “Ndërkohë, lojërat politike sa kanë filluar dhe nuk ka shumë  shpresë prej tyre. Në rrethana të tilla mesazhi i vetëm i arsyeshëm për elektoratin është: Kujdes maksimal për zgjedhjet, vetëm vota masive e zgjedhësve dhe ruajtja e saj mund dhe duhet të largojë përfundimisht Berishën më 23 qershor 2013…” (a.n.)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.