Sindroma Topalli: Sali Berisha këndon në çdo vend që shkon – thotë ministri Imami për "pikat e programit"

Postuar në 02 Prill, 2013 07:01

Arben Imami ka dhënë një intervistë në emisionin e gazetarit Peka në UFO TV, e cila është shpërndarë me email në redaksitë e mediave dhe duke folur pse nuk duhet votuar Edi Rama, ministri i Berishës, ndër të tjera thotë:

“Politikat e Edi Ramës në krye të PS-së , janë politika të vjetëruara  kryesisht. Nuk ka asnjë propozim të ri, nuk ka asnjë ide të re, janë të gjitha të thëna dhe të stërthëna  me një bojë fasade sipër  dhe ky është themeli. Njerëzit nuk shohin thjesht moshën tek një lider, por shohin fuqinë e ideve , të angazhimit, të fuqisë për t’i implemetntuar ato  programe dhe ato ide.. Edi Rama del me pikat e programit të partisë së tij  të shënuara në dorë, ndërsa Sali Berisha i këndon në çdo vend që shkon...”  a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.