Sa familje të ngujuara ka në Shqipëri?

Postuar në 02 Prill, 2013 11:50

Sa familje të ngujuara ka në Shqipëri? Një raport i Avokatit të Popullit i bërë sot publik nga një prej komisionerëve të tij, thotë se të dyja shifrat që ekzistojnë, si ajo zyrtare ashtu edhe ajo që raportojnë OJF-të nuk janë të sakta.

Shkruhet në raportin e Totozanit shpërndarë sot në media: "...Lidhur me familjet e ngujuara aktualisht për shkak të gjakmarjeve apo hakmarjeve janë; Në Shkodër  39 familje, Në Malësinë e Madhe 9 familje, Në Kukës 13 familje, Në Lezhë 4 familje, Në Krujë 1 familje, Në Tiranë 1 familje. Janë aktualisht të ngujuar në Shkodër 93 meshkuj dhe 23 fëmijë, në Kukës 16 meshkuj, 6 femra dhe 7 fëmijë, janë të ngujuar në Lezhë 4 meshkuj, janë të ngujuar në Krujë  1 mashkull, 3 fëmijë dhe një femër. Këto të dhëna janë marë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në vitin 2012, por jemi të mendimit se mund të ketë një marzh gabimi deri ne 3 %. OJF-të ndryshme që veprojnë dhe trajtojnë problematikën e krimit të gjakmarjes dhe hakmarjes dhe pasojave që vijnë si rrjedhim i tyre japin shifra shumë të larta që duhen marë me shumë rezervë..." a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.