Rama në një editorial të dytë: 21 janari nuk lëviz nga axhenda ime

Duket se Edi Rama është i shqetësuar nga shumë reagime që kanë pasuar paktin e tij me Ilir Metën. Ka bërë dy editoriale brenda tri ditësh, dhe që të dy i ka shkruar në formën e polemikës me ata që e shohin ndryshe këtë ngjarje. I dyti është publikuar në shtypin e sotëm, dhe është më me nerv, madje dhe nervoz. “Çdo humbje në emër të ‘moralit’, sado “heroike”, do të ishte thjesht çnderuese për Shqipërinë. Madje ende më shumë, do të shkatërronte jo moralin qeverisës që sot nuk ekziston, por edhe ato thërrime të mbetura morali shoqëror pas tetë vjetësh rrënimi të vazhdueshëm.”, thotë ai fillimisht, dhe më pas i kthehet merakut të tij kryesor, që ka lidhje me akuzën që po i bëjnë se “ky pakt është ngritur mbi injorimin e krimit të 21 janarit”.
E ka mbi të gjitha me gazetat e gazetarët që janë afër pushtetit: “Me një tërbim të hatashëm, po faqosin mu në ballinat e mëngjesit prononcime të familjarëve të dëshmorëve të 21 janarit krejt jashtë kontekstit apo prononcime kryekëput të sajuara që drejtuesit e PS s’i kanë bërë kurrë. Është një ripërgjakje e ndyrë duarsh në kulmin e panikut prej humbjes së kënaqësisë fitimprurëse të të qenit zagar, kalë apo shalë e pushtetit në ikje.”
Në fund e ka dhe me të vetët, zemërimit të të cilëve u përgjigjet me fjalët: “I kam kuptuar drejt e thellë në shqetësimin e tyre ata mbështetës dhe dua t’i siguroj sot në fjalën time të nderit se 21 janari nuk lëviz nga axhenda jonë qeverisëse. Drejtësia për 21 janarin ka qenë dhe do të mbetet deri në fund një nga detyrimet tona më madhore, pjesë e pandashme e përpjekjes për të ndërtuar një Shqipëri të drejtë.”
Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun e Shqipit http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/04/05/21-janari-varet-vetem-nga-23-qershori/
Re.Pu.
Comments
Nuri allahut nuk di nga tja

Nuri allahut nuk di nga tja nis! Te gjithe kane problem si te bejne Zap te tjeret, po ti ke problem si te besh Zap veten. – Te tjeret ti nuk je ne gjendje ti besh Zap. - Kjo eshte shoqeria jone kush e kush te beje Zap njeri tjetrin. Kjo eshte arena femra qe qepin picken e bejne zap burrin. Burra qe bejne zap krushqine. Politikane qe bejne zap shoqerine. Politikane qe bejne zap njeri tjetrin.“Refugjate“ qe bejne zap mjedisin „toke e xanun“ Gazetare qe shkruajne vetem e vetem si te bejne zap njeri tjetrin. Nuk shkruajne per frymen, nuk i intereson, shkruajne vetem nga motivi e lagu se lagu vetem per te bere Zap. Kjo eshte arena dhe keto jane gladiatoret, lufte, lufte, zapbone. Mjeku ben zap pacientin. Profesori ben zap studentin. Polici ben zap viktimen. Viktima ben zap viktimen dhe ne jetojme ne hiarkine e Zapbones. Pa bo Zap veten nuk mund te besh zap te tjeret. Iliri te ka bo zap deri tani....tshofim...

Po mire o Ed, po ti vete e

Po mire o Ed,

po ti vete e shkruajte prononcimin e pare, dhe ata afer ty u shprehen si Meta: 21 Janarin do t'ja leme historianeve!

Ti e di, historiane ne Shqiperi jane ata qe nuk e shkruajten kurre Tivarin, as Luften Civile qe na ngjyeu me te kuq e me te verdhe, sic je shprehur ti dikur,

ata qe presin te prononcohet sekretari i Pare, dje, presidenti apo kryeministri, sot, e pastaj ta shembellejne historine sipas tyre...

Si "Dimri i Vetmise se Madhe" qe ngjante me Vepren e shokut EHoxha kur pershkruante sfiden mu ne mes te Kremlinit, apo sic "Koncert ne fund te Dimrit" shembellente me "Shenime eper Kinen, Motren e Madhe"...!

Tani na shkruan mesazhin e dyte, ku na kujton se nuk ke hequr dot nga 21 Jenari!

Po, a e ke biseduar edhe me Meten njehere kete, qe te mos kemi variant te trete mesazhi, me vone!

Se Berisha aty eshte, ne Kullen e Kryeministrise!

Add new comment