Hetim mbi "parajsat fiskale"

Postuar në 05 Prill, 2013 09:39

Nje hetim global gazetaresk ka zbuluar emrat e 130 mijë njerëzve nga 170 vende që dyshohet se kanë depozituar paratë e tyre në xhirollogaritë e institucioneve financiare që vlerësohen si parajsa të tatimeve. Të dhënat  janë zbuluar nga ICIJ që është një rrjet i reporterëve në më tepër se 60 vende dhe medieve kryesore ndërkombëtare, me seli në Washington.
Michael Hudson, redaktor i rrjetit shpalosi disa hollësi rreth llogarive të Alijevit psh (ne foto me Berishen). “Ne kemi gjetur se tri kompani janë regjistruar në ishujt Virgin në vitin 2008 në emrin e të bijave të presidentit të Azerbaigjanit, Ilham Aliev.  Ato ishin 19 dhe 23 vjeçare në atë kohë. Në regjistra, personi që ato e kishin emëruar si drejtor të kompanive ishte Hassan Gozal, një manjat, perandoria afariste e të cilit është ngritur mbi kontrata miliarda dollarëshe me projektet masive ndërtimore të presidentit. Ne bëmë përpjekje të kontaktojmë me familjen presidenciale dhe me zotin Gozal, por nuk arritëm të sigurojmë komentet e asnjërit prej tyre”.

Ky rrjet i gazetarëve njoftoi se afro 2.5 milionë dokumente, që kanë rrjedhur nëpër kanale sekrete, tregojnë se njerëzit e pasur i shfrytëzojnë parajsat e taksave për t’i fshehur paratë e tyre. Eshte vlerësuar se më se 2100 miliardë dollarë mund të fshihen në llogari të tilla. REL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.