AK-ja bëhet gati për protestën e së dielës, që ajo vetë po e sheh si një provë të forcës së saj

Pasnesër do të mbahet tubimi i paralajmëruar i Aleancës Kuq e Zi, dhe sot, në Asamblenë e kësaj partie, Kreshnik Spahiu ka lëshuar apelin e fundit të mobilizimit. Fillimisht ka demonstruar solidaritet me familje e shtresa, të cilat përfaqësojnë diçka në zhvillimet socio-politike të Shqipërisë post-komuniste: “Të dielën më 7 prill në ora 11.00 së bashku me mua do të jenë familjarët e viktimave të Gërdecit, 21 Janarit, Marsit 1997, dhe shumë familjarë të viktimave të dhunës dhe krimit politik të shtetasit Berisha. Atje në rreshtin e parë do të jenë familjet e patriotëve shqiptarë dhe të përndjekurve politikë, të cilët u dhunuan dhe gjymtuan duke u vetëflijuar nga perandori i zi i shqiptarëve. Në 7 Prillin pa Berishën do të jenë pronarët e vjetër dhe të rinj të kësaj toke, e cila u gjymtua dhe u masakrua nga grabitja e rregjimit anti-shqiptar.”
Pastaj ka vijuar në stilin e tij: “Shtetasi Berisha ka dhe 48 orë afat për t’u dorëhequr dhe për të hapur mundësinë e krijimit të një qeverie teknike e cila duhet të cojë vendin në zgjedhjet e 23 qershorit. I bëjmë thirrje kriminelit Berisha DORËZOHU, sepse cdo rezistencë dhe mbajtje me dhunë e pushtetit është rrethanë rënduese në vuajtjen e dënimit. Ne duhet t’ia dorëzojmë atë të pandehur drejtësisë. Për herë të parë në historinë politike të Shqipërisë, populli nuk do jetë i ndarë në manifestim në toskë dhe gegë, në të majtë dhe të djadhtë, në kuqe dhe blu, në veriorë dhe jugorë.”
Në fund, ai ka shprehur tërthorazi dhe opinionin e vet mbi paktin PS-LSI, duke e distancuar veten nga ky pakt: “Shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen se regjimi politik i Berishës përmbyset me doktrinën e 7 prillit dhe jo marrëveshjen e 1 prillit. Aleanca KuqeZi kërkon dorëzimin ne bankën e të akuzuarve të shtetasit Berisha për krimet që ai ka kryer në dëm të kombit duke shitur territoret e Shqipërisë, duke penguar referendumin e bashkimit Shqipëri-Kosovë, ndryshimin e kombësive të mijëra shqiptarëve në grekë, vrasjet dhe korrupsionin e kryer në 23 vite.”
Re.Pu.
Comments
Ky do shkoje tek PS-ja.Jam i

Ky do shkoje tek PS-ja.Jam i bindur

Oratorika dhe babzia e

Oratorika dhe babzia e Spahinjve neoosman faqezinj te kujton mitingjet e evangjelisteve dhe vete kreu i faqezinjve nuk ka asnje ndryshim nga pastoret televangjelist.

Lexova permbledhjen qe na e

Lexova permbledhjen qe na e pregatite si gjithmone z.Mustafa Nano, gja per te cilen un personalisht e falnderoj. E falnderoj sepse na kursen te mos prishim nervat me shkrime te stergjata me fjale te teperta.

Nga permbledhja dhe nga permbledhjet e maparshme un konkludoj se Kreshni Spahiu asht nji aventurier qe lufton per post dhe asgja tjeter te mire per shqiptart.

Fushata ende s'ka filluar,

Fushata ende s'ka filluar, por lojtaret jane te lodhur...

Berisha shkoi te shlodhet duke bere shaka me te vdekur, e pikerisht me piktorin e absurdit,

Ibrahim Kodra, duke i drejtuar atij ca fjale qe Mjeshtri do ngrinte supet pa e kuptuar dot.

Rama, mbase duke medituar per pyetjen retorike te P Kulles se "ai apo Mero Baze,

kane investuar me shume si opozite", nxori xhevahirin politik te "arrestimit te

mesuesve qe do t'i besojne dhe binden qeverise!"

Kreshnik Spahiu, NR 1 i Aleances K, pranoi qe Nr 2, pra zevendesi i tij, eshte edhe

me i pergatitur se Nr 1! Paskesaj ishte e qarte pse ai duhet besuar se partite e tjera

shqiptare jo vetem nuk jane nacionaliste se e tija, por ato do te detyrohen te

nenshkruajne "bashkimin me Kosoven" si kriter koalicioni me AK!

Pritet qe Berisha ta tejkaloje kete kriter, duke shtuar edhe futur si kusht

edhe Gjirin e Artes, pra Ali Pashajn koke e kembe!

Bamir Topi...flet rralle. Mbase do kaloj ne Greve heshtje, duke pare se me cilet do duhet

te bej koalicion ne gjuhen shqip...

Add new comment