Një nga autorët e MAPO-s i nxjerr 'detyrat' për të ardhmen Mustafa Nanos. Dhe Nano përgjigjet

Nje nga autorët e MAPO-s, Alfred Lela, duke shkruar për koalicionin e të majtëve PS-LSI, i drejtohet Mustafa Nanos. “Muçit iu plotësua dëshira” – thotë, duke cituar shprehjen e Nanos “në kushtet e një regjimi berishian çdo qelbësirë duhet parë si një resurs”. Shkruan autori në fjalë: “Në antiberishizëm e sipër, në një shkrim të paradokohshëm, Muçi formuloi Muçit iu plotësua dëshira. Lëvizja Socialiste për Integrim tashmë zyrtarisht do të jetë në aleancë parazgjedhore me Partinë Socialiste. Por atij ‘i del detyra’, si mbrojtës dhe përhapës i kësaj teze, t’i bëjë edhe marketingun politik këtij Qelbanix Cocktail”. Dhe ca më tej: “Muçi e ka më në fund aleancën e qelbësirave. Atij tani i mbetet, pasi ka djersitur antiberishizmin si kalë beteje, të kapë armët edhe kundër antiqelbësirizmit…”
Mustafa Nano është përgjigjur sot në të përditshmen Shqip: “Po të ish menduar pak më gjatë, s’do duhej të kish hyrë në këto ujëra. Do të duhej ta dinte pra se nuk është zanati im marketingu. Atë ua kam lënë të tjerëve, që dinë ta bëjnë mirë. E nuk janë të paktë. Zanati im është kritika. S’do mend, edhe kritika ime ndaj berishizmit..” Nano shpjegon më pas berishizmin në opinionin e tij dhe shton “…Cfarë është evidente për mua, nuk është e thënë të jenë evidente për të tjerët. Kaq gjë e kam mësuar mirë në këtë botë, dhe është kjo arsyeja që unë nuk tronditem që Peka, Lela etj., nuk shohin çfarë unë shoh, e nuk shqetësohen për çfarë unë shqetësohem”.
Ai e quan një hendek të madh, dhe të pambushëm (“ky hendek vjen prej formimeve të ndryshme politiko-kulturore”) mënyrën si e sheh ai berishizmin dhe si e shohin të sipërcituarit dhe përmend 21 janarin: “…Është një hendek që unë e kam vënë re në shumë rrethana. Më e para rrethanë që më vjen në mendje, teksa bëj arsyetime të tilla, është 21 janari i vitit 2011, kur në bulevard, ditën me diell e nën vështrimin e kamerave të pabesa televizive, u vranë nga Garda e Republikës katër vetë të pafajshëm, të parrezikshëm, të pambrojtur; u vranë me një logjikë banditeske, në fillim me synimin që vrasjet të shiteshin si vrasje të kryera nga vetë opozita, e më pas të motivuara si mbrojtje ndaj një grushti fantomatik shteti të planifikuar në detaje butaforike, deri te pajisja e protestuesve me thika me helm, me stilolapsa-pistoletë, me çadra-automatikë etj. Tani, disa kritikë që në atë rrethanë nuk thanë qoftë dhe një fjalë qortuese për vrasësit e urdhëruesit e tyre, kanë zënë të shtrojnë pyetjen: Ç’do të bëhet me 21 janarin pas aleancës Rama-Meta?.. 21 janari është për mua momenti që ndan botën më dysh, por duhet thënë se berishizmi ka ekzistuar përpara se të vinte 21 janari; nuk është 21 janari që e bëri berishizmin; është berishizmi që e bëri 21 janarin. Dhe berishizmin mund ta shihje edhe para, edhe pas 21 janarit në përpjekjen e pamaskuar dhe harbute për të marrë nën hyqëm tërë vendin…” a.n.
Mustafa Nano i plotë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/04/05/ka-ende-njerez-qe-b...
Shkrimi në MAPO:
http://www.mapo.al/2013/04/04/muc-nano-e-ka-me-ne-fund-alean...
Comments
Dakort Z.Nano, zanati juaj

Dakort Z.Nano, zanati juaj eshte kritika, por qe kritika te jete e besueshme e te merret si e vlefshme per shume njerez qe ju ndjekin(e per te cilet keni detyrime me shume se thjesht tu shisni opinionet Tuaja, meqe ketejpari Ju quajne intelektuale), do te ishte mire qe kjo kritike te mos ndikohej nga preferenat tuaja politike. Nuk them te mos kesh preferenca politike, une them qe keto te mos nderhyjne ne shkrimet Tuaja ne ate mase sa te arrish ti therrasesh derrit daje. Ne kete kurth per fat te keq keni rene Ju qe po i beni apologjine bashkimit te Rames me Meten, dhe sinkronizimi i çuditshem i te gjithe ju opinionisteve me preferenca te majta te ben te mendosh qe nuk behet fjale per opinionet tuaja; behet fjale per opinionet e nje klike politike qe do ta shesi maskarallekun si nje aksion te domosdoshem opozitar per te rrezuar Berishen. Ka indicje qe tregojne qe ne fakt ky aksion, perveçse ishte i pamoralshem dhe i pamendueshem per shumicen e votuesve te majte, nuk ishte as i domosdoshem, as i nevojshem: Sondazhet tregonin qe opozita ishte ne avantazh, dhe kjo e kombinuar me efektin elektoral te AKZ e FRD mjaftonte per te ardhur ne pushtet. Te pakten kesaj teze i keni fryre nje vit rresht ketu ne Respublica. Tani dilni e hidhni poshte gjithe sa keni thene, duke na thene qe votat per te rrezuar Berishen nuk mjaftonin. Une ca pyetje kam ne mbyllje te kesaj: Perse duhet te vije ne pushtet nje parti qe edhe pas 8 vjet zullumesh te Berishes, nuk arrin te mbledhe mjaftueshem vota sa per te mundesuar rotacionin? Thjesht per te rrezuar Berishen? Me kaq pak doni t'i genjeni shqiptaret? Me kaq pak genjeheni ju?

Alfred Lela, në ato pak që i

Alfred Lela, në ato pak që i kam lexuar, është nga ata që janë një kokë sipër nesh më, ai me siguri ka bërë marrëveshje me alienët që t'i japin përjetësi, nuk merret ai me çikërrima si p.sh. Ç'do të ndodhë këto 4 vjet me Salën, 8 vjet, etj. Ai po mendon si të shpëtojë botën nga stuhia e ardhshme diellore.

Zgjedhjet do të bëhen, dhe ata që janë të arsyeshëm duhet ta dinë se janë detyrim qytetar, si i tillë njerëzit duhet të votojnë, dhe ajo që ti Mustafa bëni shumë mirë është që njerëzve u jep alternativë konkrete, këto bisedat : të gjithë janë njësoj, jo vetëm që s'ndryshojnë gjë, se janë 1 milion që votojnë si militantë e vetëm ca veta nën 1 mijë i hyjnë thellë, por dhe unë mendoj që ndihmojnë në ruajtjen e pushtetit të atij që e ka, sepse opozita përgjithësisht mbledh ata që duan ndryshimin, dhe me këto biseda u vritet kjo frymë sepse u thuhet : Plas ti, po njësoj mbeten gjërat.

Albi këtu thoshte se një zgjidhje është të hapë krahun Rama, një tjetër tek Tema thoshte që më mirë të rrijë Sala në qeveri dhe të reformohet opozita, sesa kjo që po ndodh. Unë them, të hapë krahun Sala, të provohet Rama, dhe ndërkohë të reformohet opozita e ardhshme.

Bravo, Bravo - Nano briland

Bravo, Bravo - Nano briland si perhere. Keta njerz pa shtyll kurrizore dhe te lidhur koke e kembe me pushtetin me lidhje ekonomike dhe pjese e pushteti, si eshte vellai i analistit Peka, nga zvminister tek aluizmi. Na hiqen si moralista. Protesta e 21 Janarit, mund te ishte percdo gje, nga cmimet e deri tek arsyet e tjera. Por kjo sdo te thote qe ti ti vrasesh 4 njerz te pafajshem ashtu kot. Eshte i vetmi udheheqes ne europ qe ka vrare qytetaret e vete keto 10 vitet e fundit. Ne itali u be nami ..studentet pushtuan deri parlamentin, greqia u ndez flake, ne amerike pushtuan protestuesit syren e guvernatorit ne Cikago dhe parlamentin lokal per nje muaj: DHE perfundimi ne asnje nga keto vende nuk u VRA njeri.

Kjo skerma jone vrau djalin 32 vjec Aleks Nike ne bulevard duke pare. dhe dy femije jetim. Kjo te bene thjesht qe kete maskara bashke me fenomenin bershia e sahnlepersit e tije, te mbyllet njehre e mire me 23 Qershor.

Qartesisht e per fat kete

Qartesisht e per fat kete shoh e kam pare dhe une ...Heshtja dhe avokatia "e vrasjeve" me ka tronditur me shume se gjithcka , madje me shume se edhe vrasjet. Peka me vellain ish zv minister te brendshem dhe axhamiun Lela, nuk i kam marre ndonjehere ne konsiderate...As Arjan Canin dhe Shkullakun me vilat qe ju ka dhuruar Samir Mane. Me ka hidheruar dhe shastisur heshtja e sperdredhur e Lubonjes ndaj vrasjeve te protestuesve te paarmatosur ne mes te bulevardit dhe kam shqyer syte e mendjen kur degjova nje konsiderate (inatcore dhe infantile gjithsesi) te gaztorit Fevziu, para pak ditesh: " Berisha eshte politikani me i suksesshem ever qe ka patur ky vend" ... E kuptoni ju ne cfare derexheje ka shkuar vendi i "historianit" milioner Fevziu...???!!!  Te shporret Berisha sigurisht...i pari dhe sa me pare!

Zoti Nano! Me ka rastisur qe

Zoti Nano!

Me ka rastisur qe te shikoj ne disa debate televizive dhe ajo qe une si shikues kam vene re eshte qe anti berishizmi yt ka bere qe ju te humbni arsyetimin e nevojes per te kritikuar pjesen tjeter te politikes shqiptare.

Une nuk e dy arsyen e ketij mllefi qe ne shume raste eshte i justifikuar per menyren e qeverisjes se kryeministrit, por ajo qe vras mendjen eshte se me cfare do te merreni ju pasi te ike Berisha pas 23 Qershorit.

A do te jeni ju kaq kritikues me Ramen & Co?

O Muc, c'ke rene ne gracken e

O Muc, c'ke rene ne gracken e Leles! C'eshte ky term "berishizem"? I bie te hapim fjalorin filozofik per t'a gjetur c'do te thote?

"Berishizem"????!!!!Hej, bela! Cudi e madhe ne kete vend!

Add new comment