Ka vdekur zonja e hekurt, Margaret Thatcher

Postuar në 08 Prill, 2013 10:03

Ka vdekur Margaret Thatcher, gruaja e parë dhe e vetme britanike që ka hyrë në Downing Street nr. 10. E mbiquajtura “Zonja e Hekurt” ka qenë kryeministre për 11 vite me radhë, nga 1979 deri në vitin 1990. Do të mbahet mend për vendosmërinë, me të cilën sillej në momente të forta krizash e dramash. Në vitin 1980, disa terroristë arabë pushtuan ambasadën iraniane, dhe kërcënonin me hedhjen në erë të ambasadës, nëse nuk lirohehsin 91 arabë të burgosur në Iran. Ajo s’pranoi asnjë kompromis. Po kështu bëri një vit më vonë përballë një greve urie të disa përfaqësueve të IRA-së që donin t’u njihej statusi i ish të burgosurëve politikë. As që bëhej fjalë. Më 1982 ajo u bë “heroina” e Falkland-it. Më 1984 u përball egërsisht me minatorët e me sindikatën e tyre, por doli gjithnjë e saja. Më 1985 i bënë atentat njerëzit e IRA-s, por ajo nuk refuzoi të mbante fjalimin e vet pranë vendit të atentatit, ku mbahej kongresi i konservatorëve. E kështu me radhë, deri në vitin 1990. Kur mbylli derën e zyrës kryeministrore për herë të fundit, ajo ia shkrepi të qarit.

Meryl Streep luajti rolin e saj në një film shumë të vlerësuar e ndjekur që doli nëpër kinematë e botës në vitin 2011, por Thatcher ka pak gjasa që ta ketë parë. Ajo kish kohë që ish sëmurë rëndë. Vuante, kështu ka thënë e bija, nga demenca senile.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Mr. Bond (not verified) on

<p>RIP!</p>

Submitted by Titi (not verified) on

<p>Gjynah qe nuk u denua per krime lufte ne Hage. Argjentina duhet ta kishte denoncuar me kohe kete shpirtzeze qe nuk la shtet ne Afrike pa e destabilizuar, deri sa edhe i biri i saj para disa vitesh u denua per mercenar ne Zimbawe.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Lumsi Anglia ....... nga njera ane spetoi nga nje kriminele dhe nga ana tjeter gjeti nje miniere qymyri te pasur po te germoje zgavren e gjoksit te saj ......</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.