Idrizi po afrohet me Ramën? Ende nuk dihet, por kanë zënë të hedhin mesazhe mirëkuptimi

Pas moskuptimesh që kanë zgjatur në kohë, Rama e Idrizi kanë zënë të gjejnë gjuhën e përbashkët. Dhe shkak është bërë qëndrimi që maxhoranca e sotme ka mbajtur ndaj rezolutës çame, për të cilën Idrizi ka lënë të kuptohet se përbën aksionin më të rëndësishëm politik të jetës së vet. Pritej që ajo rezolutë të hynte në parlament, por kjo nuk ka ndodhur. Ka disa muaj që drafti i saj fle në sirtarët e Kuvendit, dhe nuk ka asnjë gjasë që ai draft të nxirret nga ata sirtarë para zgjedhjeve.
Në të kundërt, PS-ja, ndonëse nuk bie dakord me rezolutën e Idrizit, ka nxjerrë një rezolutë të vetën alternative, në të cilën e njeh çështjen çame, dhe merr përsipër ta trajtojë me palën greke në përputhje me normat e praktikat ndërkombëtare. “Kjo ofertë e PS-së zhbllokon situatën”, është shprehur Idrizi, dhe këtë reagim të tijin një pjesë gazetarësh e kanë marrë si një gjest që lë të nënkuptuar afrimin e tij politik me Ramën. Nuk do duhet shumë kohë për të marrë vesh nëse kjo gjë është e vërtetë, apo jo? Laku i kohës elektorale po mblidhet, dhe këto vendime duhen të merren në harkun e pak ditëve
Re.Pu.
Comments
Me duket se erdhi edhe
<p>Me duket se erdhi edhe qelbesira me e re ne koalicion.</p>
Shume vone...delegatet
<p>Shume vone...delegatet iken...Kush ishte kundra Berishes, bashkoheshe me Rames me 1 prill...</p>
Pse s'thua me mire po
<p>Pse s'thua me mire po flirtojen te testojne njeri tjetrin qe a mund te lidhen ne nje lidhje dashurore si ajo e lil metes?</p>
Add new comment