A rrezikon Irani një Fukushima të dytë?! - pyet NYT

Irani është goditur të martën nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka lënë së paku 32 persona të vrarë dhe rreth 850 të tjerë të plagosur. Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se dridhjet kanë pasur fuqinë prej 6.3 shkallësh të Richterit dhe se janë regjistruar në juglindje të qytetit Busher – jo larg centralit të vetëm bërthamor të Iranit.
Jo shumë kohë më parë, ekspertët kanë paralajmëruar se dridhja e tokës pranë Busherit mund të shkaktojë një katastrofë të llojit Fukushima. “Iranianët s’e kanë bërë të madhe dhe kanë thënë se nuk është shqetësuese. Por, së fundmi, ata kanë zhvendosur lëndën djegëse nga reaktori dhe ku e kanë ruajtur, nuk e di. Kjo ka qenë problem në Fukushima, ku lënda djegëse ka qenë jashtë, në zona të pakontrollura mirë”, - thotë Gary Sandquist, nje specialist në menaxhimin e mbeturinave radioaktive dhe në vlerësimin e rrezikut në një shkrim në “New York Times”.
Në vitin 2001, Japonia është goditur nga një tërmet me fuqi prej 9.0 shkallësh të Richterit, i cili është pasuar me cunami masiv. Fatkeqësia ka shkaktuar dëme të mëdha në centralin bërthamor Fukushima, që kanë rezultuar me rrjedhje radioaktive. Po qe se një fatkeqësi e tillë do të ndodhte pranë Busherit, dëmet në Gjirin Persik do të ishin të pakrahasueshme. Thotë Sandqusit në NYT: “Shoqëria e Iranit është shumë e mbyllur… Është e vështirë. Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore nuk i lejohet të inspektojë objektet bërthamore të Iranit, andaj nuk mund të dihet me saktësi se si qëndron situata”. Republika Islamike, prej kohësh, zhvillon aktivitete të fshehta bërthamore. Perëndimi druan se ajo synon krijimin e armës atomike. REL
Add new comment