Rama flet sërish për anëtarin e KQZ-së: Edhe në shtëpi po t’i numërojë votat, Berisha do humbasë

Postuar në 12 Prill, 2013 08:41

I pari i socialistëve, Rama ka folur dhe sot për çështjen e anëtarit të KQZ-së. I inkurajuar nga qëndrimet e forta e të qarta të diplomatëve ndërkombëtarë (OSBE, BE, ambasada e SHBA-ve), ai bëri nënvizimin se “asnjëherë në këta 8 vjet të shkeljes kushtetuese dhe ligjore nga kryeministri në ikje, deklaratat e partnerëve të mëdhenj të Shqipërisë nuk kanë qenë të drejtpërdrejta, pasi asnjëherë më parë shkelja e Kushtetutës dhe ligjit nuk ka qenë më e hapur”. Në fakt, i kapur prej haresë prej këtyre qëndrimeve, këtu Rama ngutet. Ka shkelje edhe më plateale të ligjit nga ana e Berishës, sidozot e gjithë ajo që ai bëri më 21 janar 2011, e më pas teksa përpiqej të justifikonte vrasjet e bëra.

Dhe Rama vijon: “Në panikun e kësaj vetmie të madhe, Saliu shkatërron institucionin e zgjedhjeve duke zgjedhur rrugën që turpëron çdo deputet të Kuvendit të Shqipërisë që do e ndjekë qorraz këtë shëmbëlltyre të stërplakur dhe turpëron Shqipërinë në sytë e botës”.

Dhe përfundon: “Kjo marrëzi e dhunshme nuk e komprometon fitoren e koalicionit tonë, pasi ne do e fitojmë aq thellë, saqë edhe po t’i numërojë votat në shtëpi, [humbja e tij] do jetë e pashmangshme”.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.