Meta: Nëse humbas zgjedhjet, do të mbetem në opozitë

Intervista e Metës dhënë Zhejit ka tërhequr vëmendjen e të gjitha të përditshmeve, por ia vlen të evidentohen dy nënvizime të tijat. Në fund të bisedës në “360 gradë”, pyetjes se “ç’do të bëjë pas zgjedhjeve, nëse Berisha fiton”, Meta iu përgjigj pa shumë hezitim: “Koalicioni parazgjedhor është dhe një koalicion paszgjedhor në çdo rast. Nëse humbasim, do të jem në opozitë. Absolutisht”. Dhe shtoi: “Por probabiliteti që kjo të ndodhë është zero”. Ky nënvizim është lënë pas dore nga reporterët.
Nënvizimi i dytë ka të bëjë me qëndrimin e tij mbi 21 janarin. Për herë të parë ai distancohet nga ajo që ndodhi në atë datë. “Më 21 janar kam qenë në shtëpi”, është shprehur ai, dhe po aty ka risjellë përvojën e tij me gjyqësorin për ta ekspozuar si një model dhe për Berishën. “Unë si person i jam dorëzuar drejtësisë”, nuk harroi të thosh ai.
Re.Pu.
Comments
Me llogjiken e mbrapshte te
<p>Me llogjiken e mbrapshte te juajen i bie qe Berisha nuk ka faj per Gerdecin sepse edhe ai ate dite ishte diku, sidoqofte mjafton qe nuk ishte ne Gerdec!!!</p><p>Nuk e di a lexoni cfare shkruani?</p><p> </p>
Pse kur i ka fituar
<p>Pse kur i ka fituar ndonjehere zgjeshjet ky koklopa hajdut...?</p>
Add new comment