6 shkrimtarë në garë për çmimin “The Independent...", Kadare mes tyre

Gazeta britanike “The Independent”, boton sot listën prej 6 emrash të shkrimtarëve që janë në garë për çmimin “The Independent Foreign Fiction Prize 2013”. Në listë gjendet edhe emri i shkrimtarit tonë të mirënjohur, Ismail Kadare, për një ndër librat e tij më të fundit, “Darka e gabuar”. Libri është përkthyer në anglisht nga John Hodgson, ndërsa titulli është përshtatur në “The fall of the stone city”. Lista e kandidatëve për çmimin përbëhet nga gjashtë shkrimtarë të përzgjedhur nga gjuhë dhe vende të ndryshme të botës. Reduktimi i numrit nga 16 në 6 shkrimtarë ka lënë jashtë edhe nobelistin turk, Orhan Pamuk.
The Independent Foreign Prize, është i vetmi çmim britanik për letërsinë e huaj të botuar gjatë një viti në Britaninë e Madhe. Fituesi i çmimit pritet të shpallet në Royal Institute of British Architects, në Londër, në 20 maj 2013. Vlera e çmimit është £10.000 dhe ndahet në mënyrë të barabartë midis autorit dhe përkthyesit të veprës.Re.Pu.
Comments
Plasi Kadare per nji çmim
<p>Plasi Kadare per nji çmim !!!!!!!</p>
Add new comment