Shenasi Rama i turret Mustafa Nanos dhe ky përgjigjet: Nuk ia vlen t’i japësh përgjigje një cjapi

Shenasi Rama dhe Mustafa Nano ndoshta nuk njihen njëri me tjetrin. Por ditët e fundit për arsye ende të panjohura Shenasi Rama e ka sulmuar fort Mustafa Nanon në shkrimet e tij që zakonisht botohen në faqen e Shenasiut në rrjetin social FB e më pas ampilifikohen në mediat e Tiranës. Ajo që bie në sy është që Shenasiu, ka paragrafë të tërë në shkrimet e tij ku sulmon atë që ai e quan herë media skllave e Tiranës, herë arixhofkat e shtypit etj, dhe shumicën e herëve e ka me Mustafa Nanon – shkruan në një artikull në numrin e sotëm e përditshmja DITA dhe më pas citon një artikull të Shenasi Ramës dhe një postim të ditëve të fundit të Mustafa Nanos.
Shkruhet në artikullin e DITA: "Ja si shkruan Shenasi Rama në një nga shkrimet e tij të fundit: “Le të thonë Andrea Stefani e Mustafa Nano që duhet të ikin të gjithë sepse edhe këta e dinë mirë se kush janë kriminelët. Por nuk e thonë sepse siç thotë populli “qeni leh, aty ku ha” dhe ata nuk ndahen dot nga zogoria, sepse iu ikën kotherja. Po a mendojnë këta se krimi që po bëjnë kundër shqiptarëve do t’iu zërë frymën? Si rriten fëmijët e familja me mashtrim e duke mbrojtur krimin? Si mund të shohësh motrën e gruan në sy kur e di se çfarë krimi i llahtarshëm po kryhet ndaj shqiptarëve? Dr. Eduard Zaloshnja pyet tek Blogu Respublica, një teneqe zhurmuese e PS-së që mbahet edhe me paratë e Credins… “ etj. Mustafa Nano përgjithësisht ka heshtur. Por gjithsesi në një tëeet të ditëve të fundit nga faqja e tij online ResPublica shkruan: “Të zë në gojë shpesh Sh.R., që shkruan nga SHBA-të; jepi një përgjigje”, – më thonë. Ou? Ia vlen t’i japësh përgjigje një cjapi si ai?” (a.thano)
http://gazetadita.al/12-prill-2013/
Comments
Qe Shenasiu te kete opinionin

Qe Shenasiu te kete opinionin e tij personal te gjerave eshte puna e tij, por te shkruarit ne kete menyre kunder Nano dhe Stafanit me duket paksa si ne stilin qe perdor Berisha kur do te sulmoje kundershtaret. Nqs ai do te shprehe mendimet e tij le te sjelle argumenta kunder opinioneve te ketyre te fundit mbi situaten dhe t'i kundershtoje ne menyre civile, gje qe do te ishte e pranueshme. Por ne tere kete maskarade te lihet pershtypja sikur do te tregoje qe eshte "djathtist i thekur". Ky stil berishian , fraza "një teneqe zhurmuese e PS-së që mbahet edhe me paratë e Credins… “ ,aktivizimi i shpeshte i tij ne media kohet e fundit, duket se synon te marre nje thele ne pushtetin pas 23 qershorit, prandaj e ben kete lloj sulmi pa buke qe nuk tregon nivelin e tij si "profesor" ne universitetin e Nju Jorkut. ( Nuk eshte e qarte nga ato qe kam lexuar se ne cfare universiteti eshte profesor Shenasiu Di njeri gje te sakte? Thjesht kuriozitet). Ai mund t'i "dermonte" Stefanin dhe Nanon me argumente profesoriane pa pasur nevoje te ule veten ne stilin berishian. Dhe nsq synon per ndonje post ne Tirane, ai enderron me sy mbyllur, se ujqit politike te Tiranes as do e lene ti hipi avionit te vije ketu. Shinai, me kishe lene pershtypjen e nje intelektuali te mirefillte, por me kete dyshoj se je aq i ndershem sa e heq veten.

sipas Shenasi demokratit

sipas Shenasi demokratit amerikan duhet te ndalojme me ligj reklamat? Apo te hapim dosje biografie per reklamat?

nuk e di burimin e ketij

nuk e di burimin e ketij konflikti,po me aq sa kam ndjekur un shkrimet e ketyre zoterinjeve,shinasiu me duket shume teorik,dhe i shef gjerat nga kenveshtrimi i nje njeriu qe nuk jeton ne kete vend,dhe i asnjeanshem,ndersa muci qe jeton dhe qe i duhet te zhjedh ne fund te fundit ben nje diferencim midis atyre alternativave qe egzistojne ne shqiperi.personalisht me pelqejne qendrimet e mucit..te shinasiu ajo vota e bardh mu duk ide e kote dhe utopike..po nuk kuptoj cne keto reagime kundrejte njeri tjetrit kur as nuk njihen..ne fund te fundit gjithsecili ka mendimet e veta.po qendrimet e mucit ti shofim pasi te vi opozita ne pushtet...atehere do shihet ne eshte servil,apo ka sy kritik per te tere

ah mo thano, dallohet qe nuk

ah mo thano, dallohet qe nuk e ndjek mire Facebook-un. Ke nje shkrim te Shenasiut sot naten akoma me me vrull kundra Mucit. Rruges ka tentuar te shpjegoje cfare ben si zanat cjapi!

Sjelljet e muajit te fundit

Sjelljet e muajit te fundit te Shenasi Rames jane zhgenjimi i radhes per publikun shqiptar dhe prova e perseritur me mijera here qe shqiptaret kane nje devijim te semure ne genin e shtetformimit. Ky devijim gjenetik tredh 90% te Shqipterave kur keta fillojne e merren me ceshtje/pune publike.

Z. Shenasi, po ke ide, pasion dhe integritet kaq shume sa predendon, hypi avionit, eja ne Shqiperi dhe konkuro si alternative politike. Perndryshe hesht e mos fol si e ema e Zeqos ne maje te thanes. Artikulli yt per "voten e bardhe" ishte nga gjerat me te keqia qe kam lexuar ndonjehere ne mediat shqiptare.

Qe shtypi shqiptar eshte
Qe shtypi shqiptar eshte skllav i politikes, kete as vete Nano nuk e ve ne dyshim. Qe Shinasiu ka te drejte ta cilesoje si te tille, askush nuk e ve ne dyshim. Shinasiu nuk e ka vetem me Nanon, i cili mendon qe eshte ne maje te Olimpit, por e ka me te gjithe sherbetoret e politikes, te cileve u pelqen te hiqen si te "paanshem", "racionale", e si "ajka e dijes". Tashme qe Nanoja nuk ka cfare te thote, pasi eshte i eshte mbyllut goja me koalicionin e QELBESIRAVE, po kerkon te terheqe vemendje kot, nderkohe qe Dita po i ben reklame falas blogut te Shenasiut. Dy jave me pare Dita hapte gazeten me nje analize te Shinasiut, ndersa sot... Ju duhet te mesoheni te pranoni qe njerezit te mos reshtohen me ju, pjeserisht nuk mendojne si ju, dhe nese ndodh keshtu perseri te respektoni.
Edhe ky koment i Respublices se Nanos, ashtu si dhe nje Twitter i tij, per ate qe ka dy pare mend e kupton qe Nano eshte pikerisht ashtu sic e sheh Shinasiu, skllav te politikes. Une do ti lexoj te dy, por Shinasiut i besoj.
Mbase Shinasiu e ka tepruar

Mbase Shinasiu e ka tepruar me gjuhen. Nuk ja lexoj te gjitha shkrimet e tija per ta thene kete me siguri po nuk e mohoj.

Nga ana tjeter e verteta eshte qe edhe klasa jone e gazetareve doli haptazi mbase kesaj marrveshjeje para publikut. Insistimi i tyre se gjithcka eshte e lejueshme per pushtetin e vendos ate ne llogoren e politikaneve, dhe prej kesaj nuk do kthehen dot me kurre. Askush nuk mund ta marre Muc Nanon, Stefanin, (Vangjelin jo e jo prej kohesh) me si gazetare te thjeshte. Jane thjesht e vetem krahu propagandastik i pushtetit personal te Rames. Jo te PS, se te ideve te majta jo e jo. Thjesht e vetem i pushteti personal te Edi Rames.

Albi, Muci ka qene koherent

Albi, Muci ka qene koherent me mendimin e tij dhe nuk eshte e drejte ta akuzojme se nderroi kesaj jave. Muaj perpara, gati nje vit, ai tha po ne kete blog qe ishte dakort me cdokend qe mund t'i shtohej PS-se mjafton qe te hidhej Berisha. Dhe kesaj jave nuk shtoi asgje te re pro marreveshjes. Ama jam dakort me ty ne lidhje me Stefanin dhe Zaloshnjen. Stefani me zhgenjeu sepse nuk kishte dhene asnje shenje qe do te shnderrohej ne kete version te piset te ri. Kurse Zaloshnja me zhgenjeu me insistimin e papare te perditshem per te debatuar me ne duke justifikuar marreveshjen.

Sidoqofte, duhet te shtojme se ne kozmosin mediatik shqiptar, keta gazetare jane prape mire, po t'i krahasosh me ato te Panorames, Shekullit apo Shqiptares. Shko lexo nje portret te Bodes sot tek Shqiptarja.com. Eshte te shkulesh floket. Konluzioni i portretit eshte qe nqs jemi kaq mire me ekonomine (ne sensin qe mund te ishim me keq, per shembull si Greqia e Italia !!!! thote kryeredaktori Arizaj) ia kemi borxh Ridvanit!!! Kjo po qe eshte gazete e shitur, madje jo vetem e shitur, por e krijuar me paret e xhepit te Ilirit!

Në asnje rrast nuk matet

Në asnje rrast nuk matet realiteti me kategori te pergjithshme, qofshin keto dhe filozofike. Jane bazat e te dhenave, nga matjet profesionale, ato qe orintojne gjykimin racional qe tenton t'i qaset nje te vertete relative. Kete gje Shinasi analist/opinionist/filozof/sociologu duhet ta kete degjuar atje tej ne Amerike. Gjithe sa thote per votat e bardha, per shitjen e Nanos apo Stefanit, jane perfytyrime te tipit - keshtu me ka qejfi. Edhe kerkesa per ta njohur Shqiperine ne realitet, nuk vlen per kete soj "intelektuali", qe mendon se e meriton cilesorin, ngaqe fryme merr ne New York. Gabon!

Nje keshille: Noti mesohet ne det - Mendja uhtrohet kur ndevepron me mjedisin!

z. Shinasi, ka patur dhe te tjere te sojit tuaj, qe jane perpjekur te krijojne profilin e tyre, duke i fryrë burive nga Amerika, por, tani, ju e dini mire vleresimin qe u ka bere historia. Beji më mire "hyzmet" rroges qe merr, atje ku e merr, dhe na lër te qete nen regjimin e atij qe nuk "po lodheni se shari".

Kalofsh nje fundjave te qete. Mos u zgjo me naten te shkruash broçulla!

Shkrim i mire i Shinasiut

Shkrim i mire i Shinasiut (edhe pse tejet i gjate) dhe ndoshta nje perpjekje per te hapur nje debat real e civil pas palo-intervistes qe ka dhene Fuga (filozofi i regjimit).
Shoqeria jone ka sot me teper se kurre nevoje per te tilla debate “intelektuale”

Nga kjo pikepamje e konsideroj te turpshme e “cowardice” komentin/tweet te Muc Nanos per Shinasiun.

Une nuk ndaj shume mendime me Shinasiun dhe jam totalisht kunder idese se tij per voten e bardhe ne fleten e votimit, por keto jane pikerisht ide/ceshtje qe ja vlen per tu debatuar ne menyre civile dhe adulte.

Shinasiu ka shume te drejte ne idete e tij mbi zvetenimin dhe tkurrjen (mosekzistencen tashme) te mendimit intelektual e “filozofik”…. ne Shqiperi dhe katandisjen e shume prej gjoja intelektualeve ne propagandist e sherbetor (xhustifikator) te regjimeve. Formimi i nje klase te re “intelektuale” (e urrej kete shprehje idiote e mendjemadhe).. ...ndoshta me mire, mendimtaresh te lire e mundesisht "te ndricuar" e profesionistesh te afte eshte ajo qe cdo shoqeri normale ka mjaft nevoje per tu ri-ngritur.

Kjo jo dhe aq per tu dhene mend njerezve e popullit te “ngrate” sesa me teper per te sherbyer ne nje fare menyre si koshienca dhe sensi etik e estetik i kesaj shoqerie

Nuk e kuptoj kete metrin e

Nuk e kuptoj kete metrin e gjykimit te gazetareve ne Respublica: derikur Shenasi Rama sulmonte Berishen apo PD, artikujt e tij publikoheshin ne kete blog e ngriheshin ne qiell, tani qe kritika e tij drejtohet kunder PS dhe gazetareve tifoze te saj, papritmas trasformohet ne cjap. ..

Te etiketosh "cjap" nje

Te etiketosh "cjap" nje koleg, me duket nje gje e pavend, mesa duket virusi i politikes i ka kapur keq te gjithe, nuk merret vesh kush eshte agresori dhe kush viktima. Shinasi Rama vertet i eshte futur detit me kembe duke dale kunder te gjitheve, por per ta bere kete duhet nje stature intelektuali si Kadare apo Qose, perndryshe rrezikon te te bejne pershesh intelektualet me meditje te Tiranes(journal-ist-Schopenhauer pa e fshehur njefare perbuzjeje e perkthente "mëditës"). Rama te shkruaje me pak e me fort, "rradhe e per mall" si i thone, se keta qe kane 20 vjet qe i bien ne nje vrime s'kane nxjerre gje ne drite, jo te nxjerri Shinasiu qe tani duket se eshte zgjuar nga letargjia intelektuale. Nje keshille miqesore kam per te: Mos te konsumohet shume per kete milet. Ky popull nuk e meriton te merret seriozisht. Qasja me e pershtatshme do te ishte nje gajasje e hidhur hamletiane: ajo qe ben zakonisht njeriu kur kupton qe tashme ka shkelur ne humnere.

Z. Bard, do te beja nje
Z. Bard, do te beja nje sqarim pasi ketu pa pashje del pak si "huq". Shinasiu ka shkruar gjithmone dhe nuk eshte zgjuar nga gjumi letargjik. Eshte shtypi i Tiranes qe e "ka zbuluar" ate. Ai nuk e ka marre detin ne kembe, por frikacaket dhe njerezit pa kurajo mund te mendojne keshtu, pasi ai eshte ngritur kunder nje sistemi teresisht te korruptuar.
Shinasiu eshte i ashper, por ka parime qe i cmon dhe dije qe pak kush i ka nder intelektualet dhe pseudo intelektualet. Me sa kuptoj ai nuk e ka shume problem ne se njerezit e quajne te pa rafinuar, te ashper, etj. Kjo nuk i hyn ne pune, as nuk i ka hyre kurre. Per dike qe gjtihe diten shihet ne pasqyre duke levduar veten ose ate kategori qe ecen me friken e hijes se vet, Shinasiu eshte ekstrem i ashper, por a nuk jane te verteta ato cka thote, ato te verteta qe edhe ti kerkon ti thuash me doreza se mos te fyhet dikush. Teshti ne rastin ne fjale, Shinasiu nuk ka fyer njeri. Keto pisllek po e gatuan qellimisht nje dyshe gazetaresh te majte qe pijne kafe bashke e firmosin ne te njejten bordero. Shinasiu e ka me gjithe aparatin mediatik shpirt- e moral- shitur dhe jo me Mustafain. Por jam i sigurte se Shinasiu do ti jape pergjigje kujtdo si ta lype. Edhe ti i nderuar Bard e di mire kete se e ke njohur me kohe, pavaresisht ne se jeni miq, te njohur, apo aq.
Saimir, kur them qe "e ka

Saimir, kur them qe "e ka marre detin me kembe" kam parasysh qe mjetet qe Shinasiu ve ne dispozicion te kauzes se tij jane ne diproporcion ulerites me kapacitetet e tij. Nuk mundet te perballesh gjithe establishmentin nese nuk ke nje model dhe staturen intelektuale per ta bere kete; definitivisht qe statura nuk demonstrohet duke pergojuar ata qe parimisht jane dakord me tezat e Shinasiut; s'kam arsye per t'i dale ne krah Nanos, por mesa e kam ndjekur, ai ka deklaruar qe gjella eshte e shpifur, por nese nuk hame kete qe kemi, rrezik te ngordhim urie. Une e kam shfaqur ne komentet e mija ketu ne Respublica(dhe ketu bie dakord me Ramen) qe gjella qe na eshte ofruar eshte ne fakt nje helm dhe nuk duhet prekur; Nano mendon qe te fusim ndonje luge sa per te qetesur zorret, dhe nese na dhemb stomaku, te fusim gishtat ne fyt e te provokojme te vjellen, per te shmangur me te keqen. Kjo kundershti ne opinione, nuk mund te jete shkak per te na lejuar ne qe kemi opinione te ngjashme te etiketojme njeri'tjetrin si te shitur, sahan-dhe-bythe-lepires, te pagdhendur, cjeper, etj.etj. Per nje arsye te thjeshte: sepse keshtu nga debati kalohet ne retorike, nga te berit politike kalojme ne konflikt te hapur, ku arsyeja i leshon vendin forces dhe testosteronit intelektual. Besoj, kete lloj dialektike e kemi konsumuar boll, sa per na bere te kerkojme rruge te tjera komunikimi, te pakten ne qe ky sistem na eshte shpifur, dhe qe shpresojme qe ne nje te ardhme(jo sot!) ky vend do te meritoje me shume se politikanet qe ka, intelektualet qe ka, artistet qe ka, sportistet qe ka, e keshtu me radhe...

Si Shinasiu si Mustafai jane

Si Shinasiu si Mustafai jane dy mendjemedhenj kokeboshe, qe bejne c'eshte e mundur te duken sikur jane ndryshe nga pjesa tjeter e shoqerise. Qe te dy jane pjelle dhe sherbetore te nje shoqeri te prapambetur dhe kokeforte.

Ironikja qendron qe, qe te dy kane te drejte ne epitetet qe i kane vend njeri tjetrit. Eshte shume e vertete qe njeri eshte nje qen qe leh per te zotin e vet, dhe tjetri nje cjap kryenec qe ka ngecur brigjeve shkembore te amerikes, dhe nuk di ti s'i te zbresi qe andej.

Eshte i dyti koment qe

Eshte i dyti koment qe shkruaj sot dhe te dy jane per te shprehur befasine time ndaj fjalorit te perdorur nga persona publike ne Shqiperi... Tmerruese...

Kam frike se disa nga shqiptaret (dmth bashke-patriote te mij) qe jetojne brenda vendit jane stressuar teper dhe duket sikur zgjohen nga gjumi ne mengjes me floke te elektrizuar! Qetesohuni o njerez dhe merreni shtruar. Cfare gjuhe e kafeinizuar dhe emocionesh adoleshenciale...

Hajde komente hajde!!! Si cdo

Hajde komente hajde!!! Si cdo gje ne boten shqiptare semundja e tifozllekut, mbizoteruese per cdo gje, eshte mahanitese!!! Politikanet ne mbare boten, qofte dhe ne afrike do e kishin zili "politikanet" shqiptare kur "politika"e shpk-ve eshte nje loje e piset me arbiter te blere dhe ndeshje te shitur ose dhe kur ska shitje ka ndeshje me shkelma dhe grushta, se asnje se pranon dot humbjen as barazimin, ku tifozat pa tru katundare i sulen njeri-tjetrit, duke e bere gjoksin e barbarit grope per zotesine e te futurit njeri-tjetrit dhe pse ska buke te ha ne shtepi e ushqeje femijet!!!

Ky eshte sot parametri mates i shoqerise shqiptare, prandaj dhe komentatoret e ketij sporti te piset dhe degjenerues, qe se gjen as ne cepat e afrikes por vetem ne Kolumbi, Sicili, Honduras, si Muci, Stefani, Lubonja qe mbahen gjamse si kritike dhe neutrale te kesaj loje te degjeneruar qe behet mbi kete popull barbar( Ketu me duhet te korrigjoje padashje Shinasi Ramen qe per etikete perdor etiketimin Katundaresk), jane po aq specie te infektuara nga Tifozlleku si dhe vellezerit e tyre barbare,por qe arrijne,ne krahasim me te vellezerit e tyre katundare, ta fshehin tifozllekun e tyre nen petkun e neutralit duke propoganduar moralin e te keqes me te vogel!!!

Shinasi Rama jeton si shume te tjere si ne ne perendim jashte kesaj sfere degjeneruese dhe mundohet te iluminoje qorrat e bibes qe ne mjegullen e ujkut nuk shohin me se cpo behet ne vendin e barbareve dhe kane humbur orientimin. Une i kam lexuar shkrimet e tij te fundit dhe eshte shume i sakte ne kritikat e tij per parine alabake te tiranes dhe pse kafshet qe jetojne ne gropen e satanit nuk arrijne dot ta kuptojne, se jane te zene aq sh me njeri-tjetrin sa ju duket sikur e tere planeti jeton dhe vepron me ligjshmerine e piraterise alabake te parise se tiranes.

Uroj jo vetem Prof Shinasi Ramen te shkruaj sa me shume analiza per horrorin shqiptar te ketyre 23 viteve, por dhe shume shqiptare intelektuale qe jetojne jashte vendit pasi vetem ata jane ne te gjendje ta shikojne nga lart katrahuren ne gropen e satanit dhe te kene kendeshveshtrimin e duhur per barbaret e albanistanit, qe i kane shpall lufte Romes!!!!

Mu mduket se gazeta Dita e ka

Mu mduket se gazeta Dita e ka tejkaluar masen me simbolin Cjapit ne faqen e pare. Dhe kur kalohet masa gjerat behen te pakendshme. Nuk me pelqen dhe rrjeshtimi kolektiv, solidariteti i Thanos apo i kujtdo tjeter. Xhentelmenet dalin ne duel tek per tek jo me lagje e me krahina. Nano ka nje faqe don me dhon xhevap i jep, nuk don, nuk i jep. Nuk eshte e fisme, nuk eshte prej xhentelmeni te te punoje mendja si e si ta perdhosesh tjetrin. Kur arrin e poshteron kundershtarin duke e ekzagjiruar tregon qe nuk ke qetesi ne vetevete, qe te ka humbur normaliteti, qe te djeg e verteta apo qe je plot paranoje.

Add new comment