Spiunazhi, Der Spiegel zbulon një pjesë të tensionit mes Rusisë dhe Gjermanisë

Pavarësisht nga protestat e qeverisë gjermane kundër disa bastisjeve të shërbimit të fshehtë rus në fondacionet gjermane në Rusi, Kremlini ka zgjedhur kursin e konfrontimit, - shkruan revista gjermane "Der Spiegel". Shërbimi i brendshëm i fshehtë rus, FSB, i urdheruar nga shefi i Kremlinit Vlladimir Putin ka ushtruar presion ndaj stafit rus të ambasadës gjermane për të siguruar informacione, - njofton revista. Edhe pse më herët Putin kishte udhëzuar FSB-në që të tregohet i rezervuar me Gjermaninë për veprimet e tilla, tani duket se kjo nuk vlen më.
Ministria e Jashtme gjermane nuk deshi t'i komentojë njoftimet e revistës. Javën e kaluar, kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë vizitës së Putinit në Hanover kërkoi progres demokratik në Rusi. Më tej në artikull thuhet se pala ruse gjatë një vizite javën e kaluar të një delegacioni të deputetëve të Bashkimit Kristiandemokrat (CDU) kishte anuluar disa takime. Raportet mes dy qeverive janë tensionuar pas sekuestrimit të kompjuterëve në zyrat e Fondacionit Konrad Adenauer në Shën Petersburg në fund të muajit mars. a.n.
Add new comment