Fiks Fare regjistron ushtarët e përdorur si roje: “Shefat kanë marrë 75 mijë euro, me ne tallin b…”

Emisioni i njohur Fiks Fare është marrë në edicionin e mbrëmshëm me skandalin e ushtarëve që janë nxjerrë nga repartet dhe janë përdorur me veshje civile si roje hotelesh për Kampionatin e Peshëngritjes, por kjo është vetëm njëra shkelje e rëndë e detyrës kushtetuese të ushtrisë. Shkelja tjetër e dyshuar është që e gjithë kjo është dirigjuar nën një kompani private të lidhur me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes që ka marrë fondet për sigurinë e Kampionatit në fjalë dhe ka plotësuar “personelin” duke nxjerrë ushtrinë nga kazermat e duke e përdorur privatisht.
Fiks Fare kishte siguruar edhe disa pamje filmike të marra me kamera të fshehta, ku ishin regjistruar biseda me ushtarët rrotull ambjenteve të shtangistëve në Tiranë e Durrës: “Është hedhur gjithë ai lek, dëgjova 75 mijë euro.. – thoshte një nga të regjistruarit dhe shtonte: “Shefat ngopen me leke, me ne tallin b…”.
Një tjetër thoshte që po qëndronin nëpër ato ambjente “nga ora 8 e mëngjesit më 10 të darkës…” dhe kur pyeteshin: “përse zbatoni një urdhër ta paligjshëm”, përgjigja ishte ironike: “Urdhëri zbatohet pastaj diskutohet..” a.n.
Shih edhe:
http://www.respublica.al/artikuj/2013/04/15/ushtaret-nxirren...
Foto LSA:
Shefi i Shtabit te Pergjithshem i FA gjeneral brigade Xhemal Gjunkshi, duke parakaluar me makine ne paraden Ushtarake, te organizuar me rastin e 100 Vjetorit te Pavaresise, ne sheshin Skenderbej, nëntor 2012
Add new comment