Intervista e Artan Fugës në të përditshmen Dita ka provokuar polemika

Ka tërhequr vëmendjen një intervistë për Ditën e Artan Fugës, për të cilën është raportuar fare përmbledhtas dhe në respublica.al (shih linkun http://respublica.al/artikuj/2013/04/11/ngaterrohet-morali-politik-me-moralin-familjar-apo-fetar-ose-shoqeror-thote-fuga). Në atë intervistë, Fuga futej në debatin publik mbi moralin politik të provokuar nga pakti Rama-Meta, dhe në thelb thosh se “morali politik dallohet nga format e tjera të moralit”, dhe se “partnerët në politikë janë vëllezër-ujq”, dhe me këtë vihej kundër atyre që kanë dashur e duan të japin konsiderata morale për gjestet e aleancat politike.
Shumë vetë i janë kundërvënë Fugës. Sot ishte Albert P. Nikolla që polemizonte me të nëpërmjet një shkrimi në Mapo, dhe në këtë shkrim, pasi jepte konsiderata për Fugën si studjues e intelektual publik, nxirrte në evidencë një “rrëmujë konceptuale të tij”, dhe nënvizonte se “mes moralit politik e moralit fetar e familjar ka më shumë të përbashkëta se sa dallime”. Nikolla thotë mes të tjerash, se “pohimi publik i z. Fuga mund të krijojë pështjellime në të nxënit e studentëve, që gabimisht mund të krijojnë idenë se bota politike është një fushë e pamoralshme në indin e saj dhe se nuk ka nevojë për virtyte apo për rregulla morale [në një kohë që] fusha e moralit politik kërkon akoma më shumë virtyt e rigorozitet moral se fusha e moralit individual, sepse aty përgjegjësia shumëfishohet”.
Shkrimin e plotë të Albert P. Nikollës mund ta gjeni në linkun http://www.mapo.al/2013/04/15/debatet-mbi-moralin-politik-peshtjellimi-konceptual-dhe-pergjegjesia/.
Re.Pu.
Comments
Po cfare mos te provokonte

Po cfare mos te provokonte polemika ! Ky qe ju e mbani si "profesor" apo "filozof" (se ku ia shikoni ju keto , juve e dini) eshte thjesht nje narcizist sedren e e te cilit juve mbetet duke e perkedhelur , duke i bere dem edhe vete atij ! Ky Fuga , ka lexuar shume vertete , por fatkeqesia e tij eshte se kapaciteti trunor , sic duket , qe ka nuk i ka lejuar perpunimin e asaj qe ka lexuar ta perdore si "instrument" per njohjen dhe analizen e shoqerise ! Ndoshta une nuk e kam ndjekur ne cdo ligjerim , se te them te drejten nuk ma ka ngjallur kuriozitet , por ne aq sa e kam ndjekur , kam vene re se vetem riptodhon ato qe ka lexuar , si nje vjershe te ciles nuk ia di kuptimin ! Por leximi i vjershave nuk te ben poet , apo jo ?

E pra , ketij i mungon poezia , qe rrjedh dhe buron nga shoqeria ! Nga shoqeria njerezore ! Eshte nje rast fatkeq , mos e ngacmoni ! Por kujdes me perkedheljet qe i beni se do ta coni ne delir dhe pastaj ne vetvrasje ! Ndihmoeni sa eshte ne kohe !

Problemi kryesor që shkakton

Problemi kryesor që shkakton filozofi Fuga nuk është se krijon pështjellim te nxënësit dhe studentët, por se ai justifikon lidhjen e Edi Ramës me Ilir Metën, pra lidhjen e një të korruptuari deri në palcë me një person dhe një parti që si synim kryesor thonë se kanë luftën kundër korrupsionit të Berishës dhe PD-së.

Mediet nganjëherë i frynë më shumë nga ç’meritojnë disa figura. Tek filozofët rëndësi nuk ka sasia e dijeve, por orientimi moral. Haidegeri ishte filozof i madh, por ai ndihmoi nazizmin dhe u bë nazist.

Shume njerez pyesin veten se

Shume njerez pyesin veten se ku i gjente argumentat Sala, Bylykbashi dhe Ristani kur vodhen Bashkine e Tiranes. Po ja ku i gjenin, tek keta persona si Fuga. Morali familjar, morali politik, morali fetar. Tre terma per te justifikuar vjedhjen. A keni degjuar gjekundi ne boten perendimore te tilla justifikime? Fuga mundohet t'i jape edhe pamje filozofike debatit, ne menyre qe kush nga ne gjendet ne nevoje per tru te bindet lehtesisht. Plotesishte plehre filozofike! Se bashku me keta gazetare qe perpiqen ne fillim te japin justifikime per vlerat e Fuges. Cilat vlera? Ku dreqin e keni pare te botuar kete Fugen pervecse ne rrjeshtat e juaja? Sepse neper bote, kete "filozof", nuk e njeh njeri.

Fakti që Fuga nuk është i

Fakti që Fuga nuk është i njohur në botë (gjë e diskutueshme) nuk e bën atë me më pak vlera. Siç nuk i ul vlerë poezisë së Migjenit fakti që nuk njihet botërisht. Thënë kjo, edhe unë u zhgënjeva nga kjo intervistë e Fugës tek "Dita" sepse ia njoh shkrimet dhe nuk kanë të bëjnë me këtë intervistë. Por ai gabon nëse mendon se mund të përdorë filozofinë si vegël për të manipuluar argumentat mbështetës në favor të ndonjë grupimi politik. Historia ka treguar që kur filozofët mpleksen me pushtetin shpesh u shkojnë dëm edhe ato mendime të mira që kanë shprehur për çështje të tjera.

Zakonisht kur mendimtaret e

Zakonisht kur mendimtaret e rangut te Fuges zihen gafil ne budallallekun e tyre, dalin e thone pastaj qe ajo ç'ka donin te thonin eshte keqkuptuar e keqinterpretuar e nxjerre jashte konteksti. Prisni reagimin e Fuges e nxirrni konkluzione.

Anonim, ti je ne gjendje te

Anonim, ti je ne gjendje te ndysh cdo gje. Ke shume mllef. Sha te gjithe.

Ky ben mire te ndryshoje dhe

Ky ben mire te ndryshoje dhe mbiemrin , sepse i perputhet me permbajtjen ! Fuga , me sa di une d.m.th. boshllek ! Megjitheate , nga sa ka prezantuar mundet te beje si "model" per sfilate tek LGBD -ja ! Kam pershtypjen se mund ta fitonte parane , vertet me djerse aty !

Eh cfare te bo shtypi dhe media ...mer vlla ! Shume akuzojne Salehun , Kokelopen , Nanon apo Ramen per gjithe cfare ka ndodhur ne Shqiperi keto 23 vjet dhe Ramizin ! Por te them te drejten une akuzoj vetem median ! Ja ky eshte rasti tipik , pa perjashtuar ata qe permenda me siper , se si media ta prezanton nje njeri pa asnje vlere (tani e hiperbolizova pak ! Te me falni) , ose te pakten i rendomte , si gjeni te filozofise dhe mendimit njerezor , madje edhe si prodhues mendimi ! Po ikni ore qe nuk di se cfare emer t'iu ve ! Germoni male me dhe per te gjetur diamante , dhe pastaj , diamantet i hidhni poshte dhe malet me dhe na i nxirrni ne media ! Pak perkushtim qytetar duhet dhe ky vend do te kishte tjeter pamje ! Megjithese mire me tha nje koleg "- ku i ke qytetaret ti qe dashke perkushtim qytetar ?"

Morali është tërësia e

Morali është tërësia e vlerave pozitive të sjelljes dhe etikës njerëzore të diskutuara e miratuara në shekuj nga shoqëritë njerëzore,kultet fetare,institucionet arsimore,organizatat politiko-shoqërore dhe legjislacio- net zyrtare shteterore në të gjithë globin tokësor.Morali si model standard universal njerëzor nuk mund të reduktohet,fragmentohet apo banalizohet nga zëdhënësit e rregjimeve antidemokratike në vlera të ndryshme morale,si gjasme:familjare,politike,fetare,qytetare,katundare etj.Morali është unik dhe i njëvle- fshëm në të gjitha shtresat shoqërore dhe kultet fetare.Morali i shëndosh njerëzor e dënon njëlloj hajdutërinë,grabitjen,mashtrimin,shpifjen,fyerjen,rrugaçërinë,diktaturën,krimin,banditizmin etj.,si në jetën shoqërore,familjare,politike,fetare,qytetare,intelektuale apo fshatare.Politikanët nuk mund të përjashtohen kurrësesi nga vlera morale e tyre dhe e bazës morale të veprimeve që ata kryejnë.Një politikan i moralshëm,kur thyen ndonjë normë morale duhet të jap dorëheqien nga funksioni i tij politik apo qeverisës ose duhet të kërkojë së paku ndjesi publike sqaruese. Kjo nuk ndodh dhe nuk ka ndodhur në rregjimet dhe partitë antidemokratike. Kjo nuk ndodhi edhe në aleancën PS-LSI,ku normat morale tradicionale janë shkelur në themelin e tyre. Kjo aleancë në mënyrë direkte apo indirekte reflekton dhe predikon imoralitet në elektoratin shqiptar,ajo e ngre imoralitetin në sistem politik qeverisës shtetëror,amniston mashtrimin,shpifjen apo hajdutërinë e palëve nëpërmjet aleancës qeverisëse. Sipas tyre,ligji duhet të dënojë të uriturin për vjedhjen e një copë buke,ndërsa duhet të imunizojë banditizmin qeverisës që vet e ka akuzuar publikisht gjatë 4-vjetëve.Ky është modeli i moralit që na servirë aleanca mashtruese e 1 prillit PS-LSI. Qëndrimi i elektoratit ndaj kësaj aleance do të tregojë në të vërtet qëndrimin në vlerësimin e moralit faktik të saj.Banda e Berishës është gjithashtu kundër çdo norme të moralit njerëzor,është një bandë kriminale dhe hajdutësh e pasurisë shtetërore.Kjo bandë ka rreth dy dekada që livadhis në jetën e një populli shumë të varfër e të prapambetur nga shtypja dhe banditizmi i rregjimeve diktatoriale gjatë shekujve e në vazhdim.Na mbeten vetëm partitë e pakomprometuara dhe ato të reja për ti provuar në realitetin e sotëm politik shqiptar.

Ja juve zoti Anonim nuk bëni

Ja juve zoti Anonim nuk bëni pjesë tek qytetaria kjo do të thotë se kemi shpresa se një ditë do lindi dielli nga këto anë

Add new comment