Mustafa Nano, replikë me Gjergj Metën: Zgjedhja e më pak së keqes, gjëja e vetme që na mbetet për të bërë

Mustafa Nano ka replikuar në numrin e fundit të së përditshmes SHQIP me shkrimin me titull “E keqja më e vogël ndërmjet moralit e politikës”, të publikuar në “Mapo” gjatë fundjavës nga Gjergj Meta. Ky i fundit kundërshton tezën e hedhur në këtë moment elektoral se “duhet zgjedhur më pak e keqja mes dy të këqijave”.
"Nuk është ai i pari që e bën këtë. Ka dhe të tjerë që e bëjnë, dhe të gjithë ndajnë idenë se “kur zgjedh mes dy të këqijash, ti ke zgjedhur të keqen, gjithsesi”; frazën në thonjëza e thotë germë për germë dhe Gjergj Meta...Këtë tezë e kanë mbrojtur shumë vetë këto kohë, por “mund të mbahem me të madh” se unë kam qenë më i zhurmshmi mes tyre. E prandaj më është dukur se dom Gjergji në shkrimin e vet “është krrujt” veç me mua - shkruan ndër të tjera Nano dhe ca më tej analizon:
"Me siguri, njëra e keqe është më pak e keqe edhe për famullitarin e Kamzës, ngaqë ai voton, por unë nuk kam ide se cila është kjo. Në fakt, edhe sikur ta dija që “më pak e keqja për të” nuk është gjë tjetër veçse “më e keqja për mua”, prapëseprapë do të isha i prirur të bëja një ndarje të votuesit nga intelektuali publik tek i njëjti person. Unë besoj se Gjergj Meta, sidomos kur bën shkrime si ky që më ka ngacmuar mua, është në gjendje të ndajë “interesin” personal elektoral nga ca qëndrime të natyrës krejt impersonale, apo doktrinore, apo universale e, në daçi, “ekumenike”, siç është ky i denoncimit, dhe i refuzimit, të së keqes më të vogël si një të keqe. “Kurrë një e keqe nuk mund të sjellë një të mirë”, thotë Meta. Sikur të ma thosh sy më sy, do ta pyesja aty për aty: Je i sigurt? E nëse do t’ma ripërsëriste pohimin, unë prapë do ta pyesja: Je i sigurt? Mua nuk më rezulton që të jetë kështu. Në planin logjik e teorik edhe mund të hajë diskutim një pohim i tillë i betonuar nga ndajfolja “kurrë”, por në planin konkret e empirik është ndryshe. Dhe kur them “empirik” kam parasysh situata të pafundme në historinë e botës, madje dhe në historinë e krishterimit apo të kishës katolike, ku për fat të mirë është zgjedhur “the lesser of two evils”. Ndërsa kur vijmë te sjellja elektorale e kombeve të ndryshme, zgjedhja e më pak së keqes rezulton të jetë jo vetëm një praktikë e njohur, as thjesht një gjë e udhës, por dhe gjëja e vetme që na mbetet për të bërë.." a.n.
Comments
Jetonte poeti Ndoc Gjetja ne

Jetonte poeti Ndoc Gjetja ne mahallen e magjypve ne Lezhe. Nje ditë te bukur, bashkia organizoi zgjedhjen e kryeplakut te lagjes. U mblodhen te gjithë, dhe zgjodhen kryeplak nje magjyp, dhe jo Ndocin!!

Ne fakt ketu Mustafai ka te

Ne fakt ketu Mustafai ka te drejte, nje zgjedhje duhet bere patjeter (e keqja me e vogel), se cfare do sjelle ajo mbetet per t'u pare, por mundesi tjeter nuk kemi.

Simbas mendimit tim dom

Simbas mendimit tim dom Gjergj Meta kerkon gjithnji te miren absolute pa shkallzime, dmth don te perjashtoje krejtesisht te keqen.

Por ne jete e Keqja asht nji fakt real se ciles nuk mund ti shmangemi. çka asht e Keqja? E Keqja asht shkelja e parimeve te pergjithshme njerzore ne marredhanjet ne mes njerzve, pamvarsisht mandej nga interesat e çdo njenit. Ne kete kuptim nuk mund te thuhet se çka asht e keqe per mue, nuk asht e keqe per ty. Kjo e fundit lidhet me interesat dhe jo me konceptin e pergjithshem te se mires apo te keqes.

Po Mustafa Nano si e mendon? Jam dakort me Mustafa Nanon kur mbron tezen se ne mes dy te kqijave zgjedhim te keqen ma te vogel. Ky pohim perfshine mbrende kushtin qe neve nuk kemi asnji rruge tjeter, pra jemi te detyruem te zgjedhim vetem ne mes dy te kqijave te pabarabarta e jo ne mes nji te mire dhe te keqes. Asht e vetkuptueshme se ne mes te mires dhe te keqes, njeriu zgjedhe te miren.

Tue u kethye tashti tek politika shqiptare. Ne nji situate te tille qe shqiptart jane nji popull i perjashtuem per 500-600 vjet nga qytetnimi europian, qe nuk e dijne si popull se çka asht shteti (europian), qe asht mesue per shekuj me dy ligje kontradiktore, me ligjin turk-osman dhe me ligjet e vjetra tradicionale, qe presin gjithçka nga shteti, qe nuk respekton vete me koshjence rregullat dhe ligjet, siç ndodhe psh ne Zvicer, ateher per çfare zgjedhjesh mund te flitet ketu? Cila nga partite politike shqiptare ne Shqipni kur kan qene ne pushtet kan dhane prova te nji qeverisje efiçente? ASNJENA. Prandej mjerisht ketu nuk kemi te bajme ne zgjedhjen e te keqes ma te vogel, por ne zgjedhjen e njenes nga dy te kqijat.

O Paul, po ç'flisni me këto

O Paul, po ç'flisni me këto teori më "Cila nga partite politike shqiptare ne Shqipni kur kan qene ne pushtet kan dhane prova te nji qeverisje efiçente?". Partitë s'janë njerëz që të thuash "e njohim, e kemi provuar". PD-ja është Sal, dhe atë po e kemi provuar, dhe dy herë për më shumë, po s'mund të thuash të njëjtën gjë për PS-në, s'mund ta krahasosh PS-në e kokëbardhëve të 2005 me atë tani.

Tani për tani njëra prej tyre do të fitojë, do apo s'do njeri, dhe prandaj flitet për të keqen më të vogël.

Bravo Paul.Sipas mejet ja ke

Bravo Paul.Sipas mejet ja ke dhane pergjigjen Mustafes qi ban demek sikur nuk kupton...

Mustafa Nano besoj se e

Mustafa Nano besoj se e shtron gabim repliken me Gjergj Meten. Ketu nuk ka te bej zgjedhja e "te keqes me te vogel", por ne thelb per mua ka te bej morali njerezor, morali politik, morali shoqeror ne pergjithsi. Pse e mendoj keshtu?

Tek Nano, pothuaj ne te gjithe shkrimet e tij (ne te vertete une kam lexuar shumicen e tyre) shtrohen vetem dy alternativa; te rrosh apo te mos rrosh qe perkthehet- te ik apo te mos ike Berisha nga pushteti.

Ne keto rrethana, pra shtrimi i dy rrugeve per jeta a vdekje, ai ka plotesisht te drejte.

Ndersa une e shoh problemin me ndryshe; ketu nuk behet fjale te zgjedhim mes dy alternativave, sepse ne thelb asnjera nuk eshte alternative me e mire se tjetra, dhe kjo per disa arsye shume te forta. Eshte 21 Janari, jeta e kater burrave shume te mire te ketij vendi, eshte morali shoqeror dhe politik, eshte denimi moral qe duhet ta kishin marre ata qe e gatuan 21 Janarin (Ilir Meta dhe gjithcka perfaqson mendimin se ai qe vjedh eshte bir kurve! O zot, e besoni deri ku kemi arritur?!). Shto ketu, duke i thirrur arsyes dhe fakteve se asnje nga qeverite shqiptare, qe nga viti 1992, nuk kane ardhur ne pushtet per te qeverisur, por thjesht per te rrjepur bonuset qe ti jep pushteti ne nje vend si Shqiperia. Fakte dhe prova ka plot, ato jane bere sa mali i Dajtit! Ne kete koment mund te sillja me qindra argumente se kush kane qene dhe jane ata qe kane dominuar politiken shqiptare ne keto 22 vitet e fundit. Shkurt; jane te gjithe te nje kallepi, te peshtire dhe hajduter te paskupullt!

Do te kujtoja ketu Viktor Hygo me romanin "Viti 93". Dilema e madhe e priftit Simurden (perfaqsonte republikanet) per te denuar birin e tij ne shpirt, komandant Govenin, dhe se fundi vendimi i tij fatal: Goveni ne gijotine! sepse kishte lene te lire Markez de Lantenakun... Ai e jep zgjidhjen dhe shembullin se politika ka dhe duhet te kete moral, se ai nuk preferon te "keqen me te vogel", se mbi gjithcka vlen kombi dhe e ardhmja e tij.

Une mendoj se mund te shpresohet per te dal nga kjo vorbull e rende morale ku kemi rene; te refuzohet ne bllok politika shqiptare, ndersa media, se bashku me ata pak idealist qe kane mbetur akoma, te luftojne per te pastruar se pari "moralin e ndyre te politikes" qe ka pushtuar te gjitha institucionet shqiptare!

Gjithashtu une shpresoj se duhet te kete akoma ndonje gjykates ose prokuror, burre me B te madhe, qe do te perpiqet te laj nga ndotja institucionet shqptare.

Kjo po, une mendoj se kjo eshte nje Alternative, per te cilen ia vlen te mendohet dhe diskutohet!

Gjergj Meta, asht nji

Gjergj Meta, asht nji famulltar, nuk e di i kishes katolike, apo i asaj protestane, por me duket se gabon rande kur ngaterrohet me politike. Nese e ndjen veten se asht i afte me ba edhe analistin apo opinionistin, duhet me e zdeshe frakun e fese qe perfaqson e me u civilizu. Perndryshe statusi i kishes ku ai sherben, nuk e lejon me u perzi nder ideologjina te tjere, pervec asaj te teologjise.

Sa per zgjedhjen, midis te keqes ma te madhe dhe asaj ma te vogel, deri me sot njerezimi ket gja ka ba. Edhe shqiptaret ne 1991 ndermjet te keqes ma te madhe , socializmit feudal ( nuk ishte komunizem) dhe te ashtuquajtures demokraci, zgjodhi te keqen ma te vogel, te ashtuquajturen demokraci. Pse kjo e ashtuquajtun demokraci, andrrallat e sa perqind te popullsise ka realizuar. Ja po thona 30 apo 40 %. Po 50 deri 60% e shqiptareve qe vuajne per buken e perditeshme. Edhe kta ecen pas turmes dhe zgjodhen te keqen ma te vogel.

E ndersa kta qe nuk kane buk çka m'u dhane fmijvet sot ne darke, jane ata qe sot, vazhdojne te zgjedhin te keqen ma t'madhe, dhe votojne te djathtin, pasanikun Sal Berisha. E ndersa nuk zgjedhin te keqen ma te vogel, do te thote se po lan me na ardh neper kambe e keqja e madhe...

Kryekreje do te shtroja

Kryekreje do te shtroja pyetjen dileme : parlare bene ; tacere male ? Famullitari Gj. Meta ka zgjedhur te paren ...njelloj si nje pastor tjeter, qe ka zgjedhur te shfaqet shpesh ne studion e A.Canit , e cila si " zone e lire" qe eshte , i hedh ne ere dogmat kristiane...Nuk po permend edhe imamet muslimane qe me tepri bejne te njejten gje .Personalisht do pranoja qe Gj.Meta te mos e implantonte ne politike konceptin e te mires dhe te keqes / thene ndryshe , e keqja me e vogel apo me e madhe ,sepse sic kujton M.Nano, ai vete e hedh voten ne Kamze ..... I jep apo jo llogari Zotit per voten e tij , ai dhe Zoti e dine. Nderkohe me mire te mos bej "parabola", por t'i bjer drejt - te predikoj porosine e Bibles " ...lutuni per mbretin apo pushtetarin, sepse ka dashur Zoti qe ai te jete atje ku eshte ...". Ne se do bente kete gje, atehere cdo bir njeriu, do te sillte nder mend shume qendrime te fese ne historine e njerezimit : psh. mund te sjellim nder mend Papa Piu XII i cili zgjodhi te hesht perpara djallit Hitler ..... Perfundimisht, problemi eshte i komplikuar dhe lidhet edhe me moralin e te derguarit te perendise ; me kete rast , mund te sjellim nder mend edhe polakun Gjon Pali II, i cili vertete ndihmoi ne rrezimin e komunizmit , por s'arriti te bej asgje ne lidhje me dogmat e tjera kristiane si aborti, martesat brenda nje gjinije, homoseksualet apo pedofiline.... Thjeshte, sipas meje, feja eshte politike ; sa i perket te vertetes edhe vete Zoti e ka lene ate mister , packa se prej me shume se dymije vjet predikon " kush eshte me te verteten , te degjoj zerin tim " ( Gjoni 18.37 )...!?

Add new comment