Ashton vjen dhe ikën; ndërsa Rama përsërit paralelen e rizgjedhjes së Berishës në postin e Presidentit në vitin 1997

Baronesha Ashton, më saktë Catherine Ashton, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme e për Politikat e Sigurisë, ka bërë një vizitë flash në Tiranë një ditë pasi Berisha rekuperoi në mënyra të diskutueshme ligjore kontrollin e KQZ-së. Në fund, ajo ka dhënë një konferencë të shkurtër për shtypin, ku mesazhi kryesor ishte ai që BE-ja lëshoi qysh dje, para se të ndodhte ajo që ndodhi në Kuvend: “Dje ne shprehëm publikisht shqetësimin tonë për pasojat e votimit në parlament për procesin zgjedhor”.
Beriasha nuk është bërë i gjallë për të komentuar vizitën e Ashtonit, ndërsa Rama ka dalë “për t’i shprehur mirënjohjen diplomatëve ndërkombëtarë” e për të përsëritur idenë se zëvendësimi i anëtarit të KQZ-së është identik me rizgjedhjen që i bëri vetes në postin e Presidentit në vitin e kijametit 1997. Ramës i pëlqen kjo paralele, me sa duket, ngaqë ai gjest atëmot nuk i bëri punë Berishës.
Re.Pu.
Comments
Pasi e pesuan dhe vazhdojne

Pasi e pesuan dhe vazhdojne ta vuajne shqiptaret, u erdhi radha edhe te huajve...

Ky eshte shperblimi qe marrin amerikanet dhe europianet prej lojes qe besuan me ish-komunistet!

Ne vendet e tyre e kane te shenjte pronen private, teksa ne Shqiperi e toleruan kthimin e prones tek pronari legjitim.

Dhe me tej, nuk po nxejne mend, si duket!

Add new comment