Shkarkohet Muho, opozita dhe më pas Arvizu lënë sallën e Kuvendit

Postuar në 15 Prill, 2013 16:08

Kuvendi ka miratuar pak minuta më parë me 73 vota pro shkarkimin e Ilirjan Muhos si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Partia Demokratike është ndihmuar nga votat e tre socialistëve, Kastriot Islami, Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadeli. Opozita ka vendosur që të braktisë seancën e Kuvendit, ku do votohej për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së. Pak para se Berisha të niste të "përshëndeste votimin" të njëjtën gjë bëri edhe ambasadori Arvizu që gjendej në një nga lozhat e Kuvendit.

Procesi i votimit të lirimit të anëtarit të KQZ-së është shoqëruar me incidente në sallën e Kuvendit. Deputetët e opozitës kanë vendosur të largohen gjatë votimit duke kërkuar të marrin me vete edhe deputetë që janë larguar nga grupi parlamentar. Deputeti Gazmir Bizhga ka tentuar të marrë me vete jashtë salle edhe deputetin Kastriot Islami i cili është zgjedhur me votat e Partisë Socialiste. a.n.

Comments

Submitted by Saimir (not verified) on

<p>Ja pra Demokracia Shqiptare. Saliu blen. Rama nuk i mban. &nbsp;Te gjithe hane nga e njejta gavete. Mjere populli.</p>

Submitted by Eridor Stergu (not verified) on

<p>Ketij Arvizuse vetem Kurora e Mbretit i ka mbetur pa ia vene ne koke sepse si mediat, politikanet po ashtu edhe gazetat e trajtojne sikur te ishte Hyu vete. &nbsp;Ky shtet nga Re e Pavarur eshte kthyer ne koloni me vetendergjegjesi nga ky popull shtaze.</p>

Submitted by ervin (not verified) on

<p>Ky Bizhga eshte kokrra e halabakut politik qe nuk lejon te tjeret te votojne te lire kurse 3 deputetet e PS-se qe kane kthyer pllake jane vetem deshmi e paaftesise se Rames per te menaxhuar me efikasitet nje opozite parlamentare te permasave gjigande dhe komode per ti vene shkopinj nen rrota mazhorances aktuale. Mjere vendi nqs kalon nga duart e nje diktatori ne duart e nje sharlatani politik te paprecedent.</p>

Submitted by anonim (not verified) on

<p>e me Muco, sa here te kam thene kush eshte Berisha! Ai nuk ka ndermend te terhiqet nga asgje prandaj dhe hedhja e tij me vote te paster popullore ishte ajo cka na duhej te&nbsp; tereve. Nderkohe tani duhet te jemi ne dore te pazareve te Edit me Ilirin. A e ke cuar ndonjehere ndermend qe pazaret mund te mos mjaftojne?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.