Arvizu takon Berishën me kërkesë të këtij të fundit; takimi zgjat më pak se 30 minuta

Postuar në 15 Prill, 2013 15:17

Gazetari Top-channel-it, Muhamet Veliu nënvizoi si pa dashje gjatë raportimit të tij live në kuadër të programit Shqip të Xhungës, se takimi mes kryeministrit Berisha e ambasadorit amerikan ishte kërkuar nga i pari. “Këtë lajm na e ka dhënë një burim i yni, por nuk e kemi të konfirmuar nga burime të tjera”, tha Veliu, teksa pamjet filmike tregonin Berishën që kish dalë tek porta e jashtme e kryeministrisë për të përcjellë Arvizu-në. Kish vite që kjo përcjellje kryeministrore e ambasadorit amerikan nuk ndodhte. Berisha u përkul më shumë se ç’duhej, teksa po përshëndoshej, gjë që ai e ka zakon ta bëjë kur është në nevojë në të gjitha takimet me interlokutorë të rëndësishëm. Ndërsa Arvizu-ja mbajti drejtqëndrim. Thjesht i dha dorën.

Takimi zgjati më pak se ç’pritej. Fiks 35 minuta, thoshin të gjitha raportimet, por po të zbresim ecejaket nëpër korridore në hyrje e në dalje, takimi rezulton të ketë qenë më pak se 30 minuta, gjë që do të thotë se nuk kanë patur shumë gjëra për të biseduar. Pas takimit, ambasadori u drejtua për në Kuvend, dhe zuri vend në lozhën e zakonshme, prej ku është duke ndjekur diskutimet e deputetëve.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Përkuljen e ka të tijën ai si në Gjermani si i than se ngjante sikur ishte berberë(nuk e dinte ky Amerikani që ky ishte goxha doktor me gjithë atadoktorata) dhe përkulesh aqë shumë thuajse do ti jepnin ndo një bakshishë</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.