Dy shpërthime në Boston shkaktojnë dy të vdekur e mbi 100 të plagosur; pritet nga minuta në minutë fjala e Obama-s

Postuar në 15 Prill, 2013 17:10

Agjencitë e lajmeve të botës, e sidomos ato amerikane, janë fokusuar orët e fundit në ngjarjen e  Bostonit, ku dy shpërthime bombash në vijën e mbërritjes së atletëve amatorë të maratonës së famshme të të njëjtit qytet kanë provokuar dy të vdekur e mbi njëqind të plagosur, disa prej të cilëve shumë rëndë.

Shpërthimet janë kapur nga kamera të ndryshme, në mënyrë të veçantë ato amatoret e telefonave celularë. Gazetarët hë për hë, por edhe policia e agjentët e sigurisë, janë fokusuar tek raportimi i lajmeve nga terreni, por pa u ngutur në hedhjen e hipotezave e në supozimin e pistave të mundshme. Nuk ka asnjë të ndaluar, dhe asnjë nuk ka marrë përsipër aktet terroriste në fjalë. Situata e palexueshme ka mbajtur dhe Presidentin Obama në pritje të detajeve më të hollësishme. Ai ende nuk ka dalë të mbajë fjalën përpara kombit, gjë që bëhet zakonisht në rrethana të tilla nga çdo president. CNN sapo njoftoi se një konferencë për shtypin e tij pritet nga minuta në minutë.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Perveç ketyne dy eksplozioneve ka pase edhe nji eksplozion tjeter ne nji biblioteke jo larg maratones. Dy bomba te tjera te pa eksplodueme jane gjete nga policia. Mendohet se keto ekslozione jane te kordinueme.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.