Pulitzer-ët e këtij viti

Të hënën në mbrëmje janë mësuar emrat e fituesve të këtij viti të Pulitzer, cmimit më të rëndësishëm amerikan për gazetarinë. Nga 1917 ndahen përvit 21 cmime Pulitzer në 21 kategori. Për një gazetar ose fotoreporter është një lloj Oscar-i në karrierë; kush e mbërrin, hyn në fakt në gotha-n botërore të informacionit. Mban emrin e gazetarit dhe botuesit Joseph Pulitzer dhe ndahet nga Columbia University në New York.
E përditshmja amerikane New York Times ka marrë këtë vit 4 Pulitzer në 4 kategoritë më të rëndësishme:
1 - gazetari investigative (artikulli -hetim i David Barstow e Alejandra Xanic von Bertrab mbi praktikat e korrupsionit në shoqërinë amerikane Wal Mart në Meksikë.
2 - Raportim i thelluar (per artikullin mbi praktikat jokorrekte të Apple).
3 - Gazetari ndërkombëtare: për hetimin e David Barboza mbi aferat e anëtarëve të Partisë komuniste Kineze dhe familjeve të tyre.
4- Në kategorinë e inovacionit dixhital ka fituar reportazhi Snow fall, publikuar në sitin online të NYT në të cilin u tregua historia e një grupi skiatorësh të bllokuar në ngricë pas një orteku.
Për fotografinë më të mirë cmimi Pulitzer i është dhënë këtë vit Javier Manzanos, fotograf free-lance i Agence France-Presse, për foton e bërë në Siria në 18 ottobre 2012.
Këtë vit ka edhe një fitues në seksionin narrativ. (në 2012 në këtë seksion nuk pati asnjë fitues sepse asnjë nga materialet e paraqitura nuk u gjykua në lartësinë e duhur për tu premiuar). Këtë herë fitoi shkrimtari Adam Johnson, autor i The Orphan Master’s Son.(a.th.)
Add new comment