Rama krahason Berishën me Llukashenkon (pa mustaqe); por çështja “KQZ” mbetet një rebus

Postuar në 18 Prill, 2013 12:34

Rama, në një qëndrim të sotëm lidhur me çështjen “KQZ”, i është referuar indeksit të demokracisë në botë, të hartuar e publikuar nga revista e përjavshme the Economist, ku rezulton se Shqipëria konsiderohet një regjim hibrid, dhe është në nivelin e Venezuelës. Dhe vijoi: “Sot për sot me këtë që ka ndodhur me KQZ-në gjithë këtij procesi i mungojnë vetëm mustaqet e Llukashenkos, se të gjitha të tjerat i ka si të ishim në Bjellorusi. Edhe një palë mustaqe po ia bëjmë dhuratë Saliut, le t’ia ngjisë Jozefina me zamkë edhe le të vazhdojnë rrugën e tyre.” Dhe e mbylli arsyetimin në mënyrë deklarative: “Janë të humbur, nuk i shpëton asgjë.”

I pari i socialistëve nuk dha një përgjigje për pyetjen se “a mos vallë po kërkohet riformatimi i KQZ-së?” Por nënvizoi izolimin ndërkombëtar të kryeministrit dhe njollën që i vihet këtij vendi “në sytë e Europës, në sytë e partnerëve tanë strategjikë, në sytë e Shteteve të Bashkuara që prej kaq kohësh po përpiqen që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Në fakt, KQZ-ja është bërë një rebus pa zgjidhje qysh nga momenti i dorëheqjeve. Askush nuk e di se ç’do të ndodhë.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.