Meta është i sigurtë se vetëm dy muaj do të jetë në opozitë. “Mos të shkojë mendja për të prekur votën”, i thotë Berishës

Postuar në 18 Prill, 2013 17:22

Kreu i LSI-së, Ilir Meta po bëhet opozitar me kohë e me titull të plotë, shumë më shpejt se sa e prisnin të tjerët, ndoshta dhe ai veten. Dhe në këtë pikë një ndihmë të madhe ia ka dhënë Berisha. Sikur ky i fundit të mos e tensiononte situatën me shkarkimin e anëtarit të KQZ-së, apo me ndonjë gjest tjetër të ngjashëm, Meta do ish i dënuar të bënte një fushatë të sqaqët e pa nerv. Por Berisha i ka dhënë motivacione me tepri, aq sa ish aleati i tij është bërë papritur një fajkua.

“Nëse ka kurajo [të manipulojë zgjedhjet], le ta provojë; ta heqë nga mendja Berisha [manipulimin]; opozita nuk mund të kthehet në vitin 1996”, ka thënë ai sot në programin Top Story.

Në intervistën me Ballën foli dhe për Lulzim Bashën. I pyetur lidhur me raportin tepër konfidencial që ka pasur me kryebashkiakun e Tiranës, apo me një marrëveshje të përfolur me të, Meta bëri një saktësim të zorshëm për t’u besuar: “Nuk kam pasur asnjë marrëveshje me Bashën; marrëveshja ime ka qenë me Berishën”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

<p>Edhe sikur 1 perqind vota te marre Ilir Meta parpe koalicioni me te ishte zgjedhje e duhur, kjo pasi e detyroi Saliun te tregonte edhe njehere fytyren e tij te vertete duke rrembyer KQZ dhe tani kete gje duket e kane kuptuar dhe nderkombetaret te cilet jane shpresa jone e vetme.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.