Muho me precedentë? Ristani ka qenë i arrestuar, i dënuar dhe i shkarkuar – thotë Meta

Ilir Meta ka dhënë sot në mbrëmje një intervistë në Top Channel dhe ka folur mbi aituatën në KQZ. Për shkarkimin e Muhos nga Kuvendi ai bëri një paralele me “situatën ligjore” të ish-kreut të KQZ-së Arben Ristani, sot zv.Ministër i Brendshëm.
“Ishte një mashtrim i hapur ajo që ndodhi.. Kemi të bëjmë me një masë administrative të marrë ndaj zotërisë në fjalë në kohën kur ka qenë prokuror i rrethit të Fierit, jo për një përgjegjësi të tij të drejtpërdrejtë, por për një vlerësim në atë kohë të një akti disiplinor që duhet të kishte marrë ndaj një prokurori. Dhe më pas ky prokuror, i cili gjithashtu është shkarkuar, e ka fituar në Gjykatën e Lartë të drejtën e tij. Edhe në rast se ekzistonte kjo, ka qenë një dekret publik madje, është diskutuar emri në komisionet parlamentare, nuk ishte diçka e panjohur. Nuk është se ky person është pyetur për rastin në fjalë, sepse po të ishte pyetur do të kishte dhënë sqarimet përkatëse. Por për të kuptuar standardin e vërtetë moral të kësaj pseudomazhorance, unë mund t’iu them se kryetari i mëparshëm i KQZ-së, që unë nuk dua t’ia përmend emrin… i propozuar nga kjo mazhorancë që ka drejtuar dy palë zgjedhje ka qenë i arrestuar, ka qenë i dënuar në atë kohë dhe ka qenë i shkarkuar nga z.Berisha. Megjithatë askush nuk e ka më të drejtën sepse edhe për ata që shkarkohen ekziston rehabilitimi pas një kohe të caktuar. Kështu që nuk ekziston asnjë pretendim i tillë…”
Comments
Ristani mund te kete qene
<p>Ristani mund te kete qene edhe 50 vjet ne burg por kjo nuk e lehteson fare Muhon, perkundrazi deshmon se tipa si Muho dhe Ristani perdorin politiken per te pastruar skeden dhe ne kembim perdoren nga politika, si dhe rikonfirmon ''prurjet intelektuale'' te LSI-se neper institucione publike (te mos harrojme se asistenti i Metes ne MPJ ishte kriminel i rrezikshem i cili me pas u ekstradua ne SHBA). Meta dezinformon kur permend rehabilitimin pasi Neni 12 i Kodit Zgjedhor percakton qarte se nje nder kriteret per te qene anetar i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve eshte ”të mos jetë larguar nga administrata publike apo çdo funksion publik për shkelje të detyrës”. </p>
Add new comment