Itali: Ka filluar votimi presidencial; në garë dhe një italo-arbëresh; quhet Stefano Rodotá

Postuar në 18 Prill, 2013 05:37

Në orën 10.00 ka filluar votimi për të zgjedhur Presidentin e dymbëdhjetë të Republikës italaine. Votimi po bëhet në Montecitorio (ndërtesa ku mblidhet Dhoma e Ulët për séanca plenare), dhe në të marrin pjesë 1007 zgjedhës big, dmth të gjithë anëtarët e Dhomës së Ulët, të gjithë senatorët, dhe një numër delegatësh të rajoneve (tre për çdo rajon). Në tre votimet e para duhen 2/3 e votave, saktësisht 672 vota, për të patur një fitues. Në votimin e katërt e të pestë do të jetë mjaft një shumicë e thjeshtë, 504 vota.

Kandidatë janë dy. Njëri është Franco Marini, një ish sindikalist e ish demokristian, sot anëtar i partisë demokratike, dhe i propozuar për kandidat presidencial nga partia e vet dhe nga partia e Berlusconit. Ndërsa kandidati tjetër quhet Stefano Rodotá, politikan aktiv, i majtë, dhe i vlerësuar nga shumë drejtime për integritetin e tij moral. Është propozuar nga partia e Grillos, por janë të shumtë njerëzit e shoqërisë civile e të kulturës, madje dhe të partisë demokratike, që në këto orë po i japin mbështetje. Por gjasat për fitore, nëse ngjarjet nuk marrin ndonjë kthesë të papritur, janë më të pakta se sa ato të kandidatit tjetër.

Stefano Rodotá (shihet në foto)nuk njihet në Shqipëri, por ka një detaj të rëndësishëm që e lidh atë me Shqipërinë. Ai është me origjinë arbëreshe, gjë e deklaruar prej tij dhe e njohur për të gjithë opinionin publik italian. Vjen nga një “illustre dinastia italo-albanese – dinasti e shquar italo-shqiptare”, thuhet në Wikipedia.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Gjon (not verified) on

uffa... kur do te dale Italia nga "gerontocrazia"?

Keta jane 80 vjec secili, sado qe te kene bere ne te shkuaren tashme jane pertej kohes se pensionit dhe jo me te kene pergjegjesi shteterore.

Submitted by keno kotorri (not verified) on

o Gjon zgjidhen per nga urtesia dhe qe te mos kene interesa politike e materiale, sepse duhet te jene arbiter dhe mbi palet.

Submitted by Gjon (not verified) on

Dakord por a eshte e domosdoshme qe te zgjidhen 80 vjecare apo me mire 50-60 vjecare (kushtetuta parashikon qe te jene nga 50 vjet e siper)?

Te siguroj qe Italise nuk i mungojne njerez me prestigj te kesaj moshe.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.