Rama bën ironi me Nishanin pas dekretimit të Tom Ndrecës: E pse Toma paska merita më shumë se Sashenka?

Presidenti ka dekretuar emërimin e gjyqtarit Tom Ndreca si anëtar të Gjykatës së Lartë. Tom Ndreca u bë i famshëm gjatë zgjedhjeve lokale të fundit, kur në cilësinë e anëtarit të Kolegjit Zgjedhor, dha votën në favor të demokratëve në çështje tepër të diskutueshme në pikëpamje juridike. Emërimin e Ndrecës në Gjykatën e Lartë s’e ka pritur mirë i pari i socialistëve, Edi Rama. Ai ka shkruar shpejt e shpejt, në mënyrë ironike, një 140 karaktersh në profilin e tij në twitter, ku i tërheq vëmendjen Presidentit për një harresë që “ka bërë”. Duke iu drejtuar kreut të shtetit me apelativin “O President!” Ja mesazhi i tij:
“O President, mos harro Sashenkën! Se nuk ishte Toma më shumë hero sesa ajo në luftën për Bashkinë e Tiranës që Tomën ta shpërbleni, e Sashenkën jo”.
Është fjala për gjyqtaren tjetër, Sashenka Jonuzin që, njësoj me Tomën, iu bë krah demokratëve në atë rrethanë.
Re.Pu.
Comments
Toma ka me shum merita se
<p> Toma ka me shum merita se Sashenka se eshte nga bajraku Vicidolsit...dhe Nishani e di mire perse eshte vene president, ka rradhe e sira kjo pune ...</p>
Ou pse Z. Rama paska dhe sens
<p>Ou pse Z. Rama paska dhe sens humori tjeter vec telljase se k.. me popullin shqiptar gjate ketyre viteve te fundit ? ? ?</p>
Add new comment