John Kerry Kongresit të SHBA-së: Shqipëria vend i korruptuar, ku janë minuar liritë politike

Sekretari i Shtetit John F. Kerry i paraqiti dje Kongresit të SHBA-së raportin vjetor mbi praktikat e të drejtave të njeriut në vende të ndryshme të botës. Në përmbledhjen ekzekutive të raportit (e cila ka të koncentruar qendrimin politik të Deartamenit të Shtetit) thuhet për Shqipërinë se “institucionet shtetërore, thellësisht partiake, përfshirë dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), minuan të drejtat e qytetarëve për të sfiduar drejtpërdrejt ligjet dhe për të marrë pjesë plotësisht në qeverisjen e tyre, [ndërkohë] konsolidimi i vazhdueshëm i pushtetit në duart e partisë në pushtet gërryejti edhe më tej besimin publik në pavarësinë e institucioneve të vendit”.
Më tej, në përmbledhjen ekzekutive të raportit të firmosur nga John Kerry thuhet: “Përpjekjet e qeverisë për të ndjekur penalisht zyrtarët që kryenin abuzime ishin sporadike dhe jokonsekuente. Shumë zyrtarë të qeverisë dhe politikanë në përgjithësi, ashtu si dhe gjykatës, gëzonin imunitet nga ndjekja penale, dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ia dilnin të shmangnin ndjekjen penale. Disa zyrtarë të niveleve më të ulëta u ndëshkuan për abuzime. Disa zyrtarë të qeverisë që ishin të implikuar qartësisht në raste abuzimesh u lëvizën dhe iu dhanë poste të tjera në qeverisje pa ndonjë ndëshkim.”
E.Zaloshnja
Comments
Ku merr vesh Kerry nga
<p>Ku merr vesh Kerry nga demokracia. Duhet te vije ca kohe ketu tek ne ta kuptoje si behet shtet!</p>
Add new comment