Berisha i dëshpëruar? Me sa duket po, përderisa po i shtrin dorën për koalicion edhe Topit

Postuar në 21 Prill, 2013 06:02

 

Dëshpërimi i Kryeministrit ka bërë që ai të kërkojë aleancë parazgjedhore me “horrin e bulevardit”, Bamir Topin, i cili nga ana e vet e pati quajtur "të çekuilibruar mendor". Këtë njoftim e jep sot Shqiptarja.com, e cila i referohet mbledhjes së mbrëmshme të Kryesisë së PD, ku mësohet që Kryeministri u ka thënë të vetëve “të reshtin deklaratat kudër Topit, pasi do të dërgohet ftesë në drejtim të tij për aleancë parazgjedhore, e qëdo të mbetet në dorën e tij të vendosë më pas nëse e pranon ose jo.” Kryeministri, thotë Shqiptarja.com u ka kërkuar të vetëve të pushojnë menjëherë të tëra sulmet, deklaratat, akuzat e ngacmimet kundër FRD-së, madje edhe kundër partisë së Vangjel Dules. Nëse në rastin e fundit kjo është pranuar pa zë nga anëtarët e Kryesisë, pajtimi me Topin pas gjtihë atyre që kanë nxjerrë nga goja kundër tij, nuk ka kaluar pa mërmërima pakënaqësie. Mërmërima, që Berisha i shoi duke u kujtuar atyre se “kaoaliconi tjetër ka brenda 4 parti komuniste me emra të ndryshëm, dhe ka kaluar drejt ekstremit të majtë...” dhe se është e nevojshme të mblidhet çdo votë e djathtë apo e qendrës.

k.c.

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

<p>Koloreto, kuptohet qe nuk je per analiza politike. Merru me ato temat sociale dhe lajmet per grate. Nqs. Berisha i ben ftese publike Topit, ne syte e elektoratit shqiptar mjafton. Tani&nbsp; i ngelet Topit detyra qe te behet &quot;burre&quot; e te pranoje. Dhe po nuk pranoi, cdo i djathte ka per te thene qe Bossi e beri te veten, ia hapi deren, ky tradhtari s&#39;donte. Pak a shume sic beni ju socialistet me Gjinushin. Ju e quani qe e keni ftuar dhe i ngelet atij te thote. Pavaresisht se Gjinushi eshte shprehur kundra LSI-se, kjo nuk ju hyn ne vesh me juve.</p><p>Topin ngelen ta votojne te djathtet me &quot;irriducibili&quot; qe ekzistojne, ate me puret, qe urrejne Berishen dhe qe jane aq te zgjuar sa qe e njohin me kohe. Por ka nje problem te vogel ketu. Keta njohin edhe Topin...</p>

Submitted by arvanites (not verified) on

<p>Topi nuk do bashkohet me Berishen dhe as me PS. Synimi i tij ne keto zgjedhje nuk eshte qe te fitoje deputete por te rrezoje Saliun nga pushteti per te tentuar me pas marrjen e PD. Per te arritur kete ai do te dale i vetem ne Zgjedhje ne menyre qe te heqi vota djathtas. Sali Berisha e di shume mire kete dhe as i shkon ne mendje ti beje ftese Topit. Kjo eshte bomba e rradhes e Shqiptarja.com e cila na ka stervitur bomba te ketij lloji tashme. Me e bukura ishte se aludonin edhe nje afrim te PD me PBDNJ kur sot antari i KQZ i kesaj te fundit dha dorheqjen</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.