Topi mohon ftesën e PD për koalicion dhe “kërcënon” se mund të dalë i vetëm në zgjedhje: “nuk humbim identitetin për t’u bërë shtojcë”

Mediat dhanë sot lajmin që Kryeministri në takim me Kryesinë e PD ka ndaluar sulmet ndaj partive të Topit e të Dules, parti që ende nuk kanë marrë një vendim dhe dëshiron t’i joshë në koalicion me të (http://respublica.al/artikuj/2013/04/21/berisha-i-deshperuar-me-sa-duket-po-perderisa-po-i-shtrin-doren-per-koalicion). Por, sot në Korçë, Bamir Topi ka mohuar një ftesë për koalicion parazgjedhor nga ana e PD, ndërkohë që ka konfirmuar se nuk do bëjë aleancë me partitë e vjetra, njofton Balkanweb. Ai gjithsesi tha se po shqyrton disa alternativa (sa të tilla mund të ketë vallë?), duke qenë se ka ende tre ditë kohë për regjistrimin në KQZ të koalicioneve parazgjedhore. Në emër të integritetit, citohet të ketë thënë Topi, nuk përjashtohet dalja e vetme në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, “pasi shumë parti kanë humbur identitetin duke u bërë shtojca.”
k.c.
Comments
C'eshte kjo "kercenon" mo
<p>C'eshte kjo "kercenon" mo cuna? Topi kete qendrim ka mbajtur deri me sot dhe nuk ka leviur. Deri tani ka pozicionimin absolutisht me rigoroz dhe me te respektuar. Mund te kete fatin qe pati dikur Aleanca Demokratike, dakord, por ama asnje nga ata nuk doli jashte politikes edhe pas historise se perplasjeve me Berishen 92 e tutje. Ka nje elektorat te garantuar gjithmne te djathte qe nuk mbeshtet koalicionin e Berishes dhe as ate te PS. Lufta jep rezultat kurse perulja te fshin nga faqja e dheut. Topi e di kete dhe duhet te rezistoje.</p>
Parti tironse anti-Berishe me
<p>Parti tironse anti-Berishe me elemente kyc Berishiane dhe maloke ne kryesi?</p>
Bamir Topi, Aleksander
<p>Bamir Topi, Aleksander Biberaj, Afrim Krasniqi apo ndonje tjeter, i kane sherbyer vendit dhe natyrisht karrieres se tyre, pa u implikuar me pergjegjesite serioze te pariparueshme qe PD ka ndaj vendit sot. Nqs keta hyjne ne koalicion me PD, marrin persiper ne profilet e tyre politike gafave e te tjereve dhe nuk kane perse. Shqiperia eshte 1 dhe nuk ka Sali qe e percan!</p>
Add new comment