Integrimi: Rama në konferencë me ambasadorët në Sheraton, Berisha “bën lajm” në Facebook

Postuar në 21 Prill, 2013 07:45

PS po zhvillon në Sheraton konferencën me temë ‘Shqipëria Evropiane, në rajon e botë', dhe Balkanweb citon që Rama shpalosi para ambasadorëve pjësëmarrës në sallë platformën diplomatike të PS duke theksuar se "pas 23 qershorit, PS do të forcojë profilin e Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Rama kritikoi frymën nacionaliste në vend, duke vënë re se Shqipëria nuk mund të frymëzojë ‘fantazmën e Ballkanit'”.

Pasi tha se “Pas 23 qershorit duam ti japim shpejtësi dhe cilësi të re procesit të antarësimit në BE. Besojmë se duke i dhënës cilësi të re integrimit dhe demokracisë në Shqipëri mund të mbështesim Kosovën më mirë qoftë për liberalizimin e vizave dhe njohjen nga 5 shtetet” Rama u shpreh edhe se “Ne dhe Kosova duam të integrohemi në Bashkimin Evropian si anëtarë me të drejta të plota dhe qytetarët tanë të gëzojnë liri dhe të drejta të plota. Për të qenë partnerë seriozë nuk mund që të ushqejmë fantazmën e nacionalizmit dhe të vidhen zgjedhjet. Partneriteti me SHBA dhe BE është në funksion të një Shqipërie demokratike”.

I menjëhershëm reagimi i Kryeministrit në Facebook (meqë është e dielë e nuk mund të bënte mbledhje qeveire për këtë rast) për të ekuilibruar këto deklarata. Madje, ai arriti që me një deklaratë në FB të zërë vend në mediumet kryesore si të ishte lajm i rëndësishëm. “Nuk na mbetet gje tjeter veçse te themi Zoti e ruajt Shqiperine nga shqiptare si ky. 23 qershori po vjen. Shqiptaret do te votojne per te shembur murin e bllokimit per te ardhmen e tyre europiane!”, citohet nga mediat FB i z. Kryeministër.

k.c.

Comments

Submitted by Thimo Doko (not verified) on

Nëse vazhdoni me këtë retorikë sulmuese duke e kualifikuar patriotizmin dhe interesin panshqiptar si nacionalizëm nuk do të votoj për ju dhe PS-në z. Rama. Mos tentoni të bëheni si Berisha që shfrytëzoi "nacionalizmin" në kahun tjetër duke u bërë "baba i kombit" dhe duke na treguar se si të mendojmë. Puna juaj si kandidat për kryeministër është të na tregoni si do të zhvilloni ekonominë, si do të hapni vende pune, si do të menaxhoni financat dhe taksat tona, si do të përmirësoni arsimin, si  do të pastroni diplomacinë e ngjirosur, çfarë do të bëni për rininë, sportin dhe shtresat e varfra. Mos na lodhni ju se si do të ndihemi ne për vete. Ku e sheh ti zotrote nacionalizmin shqiptar si agresiv kur na i rrahin fëmijët në Shkup, na i tërheqin zvarrë përmendoret në Preshevë, na i marrin varret në Korçë dhe i bëjnë greke? Mos na detyroni t'ju dënojmë me votë. Nuk jeni ju i vetmi në garë dhe nëse nuk bëni ato që ne duam po pallisni kundër patriotizmit shqiptar famiilja jonë ato 7 vota që i kemi nuk do t'ua jap juve dhe u siguroj që nëse vazhdoni me këtë avaz gjoja retorik do të bëj krejt çka mundem që të bind të gjithë miqtë dhe shokët që t'mos u japin votën. Mos e sulmoni shqiptarinë sepse do t'i humbnin zgjedhjet.

Submitted by Anonim (not verified) on

Qe Berisha eshte nje idiot kjo dihet. Dhe qe ai e perdor "nacionalizmin" si nje teze elektorale edhe kjo tashme eshte e dukshme.

Por nuk arrij te kuptoj se si nje lider i se majtes Shqiptare, qe pretendeon te behet kryeministri yne i ardhshem arrin ti thote gjithe popullit qe: "Ne shqiptaret duhet te humbim ndjenjat kombetare dhe nacionaliste per hir te Evropes".

Eshte shume e habitshme qe tashme jemi ne mes te fushates zgjedhore, dhe e gjithe lufta behet kushe eshte "Berisha" dhe kush eshte "Rama", por ne te vertet anje nga partite e medha nuk shpalos perpara shoqerise Shqiptare se:

1. Cilet jane individet qe kane hedhur kandidaturen per zgjedhjet e reja?

2. Cfare perfaqesojne ata (CVne)?

3. Cfare familje dhe te kaluar kane ata (babai, nena, motra, vllai, gruaja etj)?

4. Cfare pasurie para-zgjedhore kane keta individe qe po futen ne zgjdhje per te na perfaqesuar ?

5. Si e kane vene kete pasuri keta individe ?

6. Kopjen e tatimit mbi fitimet/rrogat e tyre per 5 vjetet e fundit !

7. Ciles shtrese te popullsise i perkasin (pakice kombetare, pakice gjuhesore, etj)

Pa keto element ne nuk mund te votojme verberisht, duke ditur faktin qe te gjithe keta deputet te ardhshem kane perfunduar neper lista per hir te afersise se tyre me liderin e PS-se apo PD-se.

Submitted by Shen Kozmai (not verified) on

Ky eshte komplet i paditur.Si mundet tu ofrohet shqiptareve per kryeminister nje medioker i tille,komplet i paafte??????? e mjerueshme per shqiperine dhe shqipetaret.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.