Koalicionet: PDS vendos përfundimisht për të hyrë në koalicionin e PS, Idrizi me PDIU tek PD

Nga burime të kryesisë së PDS mësohet se partia e Milos ka pranuar ofertën e PS për aleancë, pa dëhënë detaje, ndërkohë që firmoset javën e ardhshme. Burime nga PS pohuan për gazetën Panorama se të dy aleatët e PS (Paskal Milo dhe Skënder Gjinushi) vazhdojnë të këmbëngulin për të qenë pjesë e listës së PS-së për deputetë, por nuk kanë marrë një aprovim pa kushte nga Rama. Sipas Balkanweb, Milo e Gjinushi, përveç një vendi të sigurt në listat e PS-së për deputetë, kërkojnë dhe një post ministri në qeverinë e ardhshme.
Pas thirrjes së djeshme të kryeministrit Sali Berisha, PDIU ka vendosur të përgjigjet pozitivisht ndaj ftesës, njofton TEMA, lajm që nuk çudit shumë përderisa PDIU ka nisur që të marrë postet e lëna nga Lëvizja Socialiste për Integrim, sinjal i qartë se ata do vazhdonin bashkëpunimin me PD.
Ndërkohë FRD duket se ka refuzuar përfundimisht një bashkëpunim me PD-në, po sipas TEMA-s, ndërsa PAnorama dje shkruante se mundësia e një koalicioni mes AK e PS po zbehet. Sipas së përditëshmes, AK është konsideruar shumë larg pritshmërive të PS për të qenë pjesë e koalicionit të bashkuar opozitar, për shkak se Spahiu ka kërkuar që të ketë disa deputetë në listat e PS, gjë që nuk është pranuar nga Rama.
k.c.
Add new comment