Shënim: Disa hesape mbi një koncesion

Postuar në 25 Prill, 2013 15:07

Seanca e sotme në Kuvend pati debate të ashpra gjatë diskutimeve për projektligjin "Për dhënien me koncesion të shërbimit të skanimit të mjeteve në doganat shqiptare". Për çfarë bëhet fjalë? Për 15 vjet, në 5 pikat doganore kryesore në vend, do të instalohen skanerë, të cilët do të bëjnë të mundur kontrollin e mallrave, më saktë të kontenjerëve. Ky shërbim do të ofrohet nga një shoqëri private, “Rapiscan Security”, me seli qendrore në Kaliforni, përkundrejt tarifës prej 39 eurosh për çdo deklaratë. Në vit raportohen rreth 300 mijë deklarata dhe me tarifën e vendosur në koncesion, të cilën do ta paguajë çdo importues, krijohet një e ardhur prej rreth 12 milionë eurosh në vit, ose mbi 170 milionë euro për 15 vitet e ekzistencës së kontratës.

Pse privatizohet ky shërbim, pse i hiqet publikes kjo e ardhur? Ministri Bode thotë se investimi nuk mund të përballohet nga buxheti i shtetit. Sa është si vlerë i gjithë ky investim i papërballueshëm? Eshtë 5 milion euro. Ministri i Financave thotë se nga kjo e ardhur (që shkon në xhep të privatit koncesionar), vetëm 2 për qind do të derdhet në buxhetin e shtetit!  Pra kjo kompani që në vitin e parë të investimit të saj do e e këtë fitimin më shumë se dyfishi i investimit që bën.

Por për Ministrin Bode, ofrimi i këtij shërbimi të kontrollit me skaner, lehtëson biznesin, sa i takon kohës së qëndrimit në pritje, mundëson një rezultat më efikas në shmangien e evazionit, por një ruajtje të sigurisë kombëtare lidhur me importin e lëndëve të rrezikshme. E.Shehu

Comments

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Keta as qe e rru..jne me, se si mund te duket pislliku...aq sa me duket se po kompleksohemi ne si popull, ndihemi ne ngushte, kur dalin zullume te tilla...uroj qe kapitalizmi te mos jete keshtu, nje realitet absurd, i padrejte,.e me njerez te skllaveruar e me dinjitet te diskueshem...mos po vjen cikli i revolucionit? Apo shpejt akoma...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.