Arkiv-Lajme
“Kapja e veshit”, Baze: incidenti i vërtetë është pritja si shtetar e Ramës në Vjenë, Minxhozi: zgjedhjet nuk fitohen me kapje veshi
Ndërkohë që flitet për mundësinë e një komisioni parlamentar kundër Edi Ramës, Skëder Minxhozi me një editorial te Shqip rikthen në vëmendje faktin që edhe një kryetar tjetër partie është akoma prej “vitesh” tashmë në hetim parlamentar. Bëhet fjalë për Bamir Topin, kreun e FRD që është nën hetim parlamentar si puçist i 21 janarit. Ky hetim parlamentar i harruar, me siguri e bën z. Topi të vërë buzën në gaz (me siguri të njëjtën gjë bëjnë dhe anëtarët e komisionit të ‘puçit’) shkruan Minxhozi. Dhe tani, atij po i bëhet një bashkudhëtar një kryetar tjetër Partie.
Media zbardh problemet me listat: 1 në 7 zgjedhës pa adresë. 4038 shqiptarë quhen Yyyyy, Zzzzzz, 99999,Xxxxx...
Bungo dhe Kulla sjellin në Tiranë “Shshsht! Ule zërin!”
Sonte, të premten, dt. 26 prill 2013 Teatri Bylis i qytetit të Fierit, në sallën “Kadri Roshi” të Teatrit Kombëtar, nisi të shfaqë për publikun e Tiranës shfaqjen e tij më të fundit “Shshsht! Ule zërin!”, një dramë satirë të autorit Pëllumb Kulla. Shfaqja vijon të shtunën dhe të djelën.
1515 km apo 10.400 km?
Artan Lame bëri me dije sot se "së bashku me disa specialistët është përllogaritur çdo pëllëmbë rrugë e vendit dhe rezulton se gjithsej janë ndërtuar dhe rikonstruktuar 1515 km rrugë duke filluar nga ato me 4 korsi e deri tek rrugët rurale me 1 korsi".
Rama bën ironi me Flamur Nokën, dhe flet për një zotim: Na duhen 300 ditë për të fituar betejën me krimin
Në një veprimtari të fokusuar tek rendi publik e siguria në vend, Rama e ka konsideruar ministrin e brendshëm, Flamur Nokën, si “një personazh, që gabimisht ndodhet në zyrën e Ministrisë së Brendshme, se duhet të ishte në skenën e ‘Portokallisë’, [dhe se] me nivelin e lartë që ka arritur ‘Portokallia’, nuk [mund të] gjendet një aktor që gajas më shumë popullin se sa ministri i Brendshëm”.
Më shumë bëjnë demagogji se janë alternativa - thotë Lubonja për Topin e Spahiun
Fatos Lubonja ka dhene nje interviste per seksionin shqip te radios gjermane Deutsche Welle, ku nder te tjera pyetet per FRD-ne e Bamir Topit dhe Aleancen Kuq e Zi të Kreshnik Spahiut. Pyetjes: Si e shikoni performancën e tyre deri më tani? - ai i pergjigjet:
Nuk e hetojmë se ILDKP nuk na e ka sjellë – thotë Llalla (për rastin që denoncoi vetë kur ishte në ILDKP)
Zëri i Amerikës ka zhvilluar një intervistë në studio me kryeprokurorin e Shqipërisë A.Llalla dhe thuajse gjatë gjithë intervistës ka tentuar të flasë rreth korrupsionit dhe arsyeve pse ai nuk po luftohet. Përgjigjet e Llallës kanë qenë shmangëse sa u takon përgjegjësive dhe fshihet me fraza si korrupsioni është "problem i vjetër”, ose problem "jo vetëm i prokurorisë" etj. Më në fund duket se intervistuesi e humbet durimin dhe ndalet në një rast konkret:
Dy muaj para zgjedhjeve, plotësohet piramida e Gjyqësorit
Dy muaj para zgjedhjeve mazhoranca plotëson të gjitha vakancat në piramidën e gjyqësorit në Shqipëri. E perditshmja MAPO shkruan se në kundërshtim edhe me rregulloren, (e cila përcakton se Kuvendi nuk mund të miratojë një akt apo dekret pa kaluar 48 orë nga kalimi i tyre në komisionet e përhershme), seanca e fundit plenare ka miratuar jo pak, por 4 dekrete të kreut të shtetit për anëtarë në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese, si dhe një propozim të grupit parlamentar të Partisë Demokratike për një anëtar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
"Viena-gate": Komision Hetimor Parlamentar për “kapjen prej veshi të dikujt nga dikush”!!!!
Berisha kërkon, me sa duket, ta mbajë të ndezur debatin e “betejës” së Vienës, dhe për këtë, ka urdhëruar deputetët e Partisë Demokratike të mbledhin numrin e nevojshëm të firmave për të ngritur një komision hetimor për atë incident. Mund të duket si shaka, por është e vërtetë. Lajmi sapo ka dalë, dhe në të thuhet që do të bëhet realitet “zotimi” që Berishës i doli pa dashje dje gjatë debatit parlamentar mes tij e Ruçit. Ja si erdhi ai tek ideja e këtij komisioni parlamentar që do të hetojë “kapjen prej veshi të një diplomati nga ana e kryetarit të opozitës”.
Shënim: Biografia si alibí e parzmore morale!!!
Në letrën publike që Neritan Ceka i ka dërguar Edi Ramës, shkruan mes të tjerash: “Si mund të mendoje se mund të vinte të provokonte dhe të raportonte për ty nipi i Petro Nini Luarasit, i Migjenit, i Hysen Cekës, i Skënder Luarasit, i Hasan Cekës dhe i Neritan Cekës? Si mund të guxosh të kapësh prej veshi historinë shqiptare? (!!!!)