Arkiv-Lajme
Itali, krijohet qeveria. Grillo: Berlusconi e Bersani kanë vendosur për gjithçka
“Shkrihet” Aleanca Kuq-e-Zi, 17 drejtues japin masivisht dorëheqje, 6 departamente pushojnë së ekzistuari.
Portali online i gazetës Dita, njofton se sipas burimeve të brendëshme, 17 drejtues të lartë të Aleancës Kuqezi kanë dhënë dorëheqjen. Pas kësaj dorëheqjeje masive, ndër ta edhe Presidenti i Aleancës për Kryeqytetin, 6 departamente të kësaj partie janë shkrirë plotësisht. Më poshtë lista e të dorëhequrve (me gabime drejtshkrimi [sic] në origjinal, siç i është dërguar gazetës).
1- Dashamir Uruci, ish Kryetari i Organizates Kosova, Ambasador i paqes, sekretar per ceshtjet ekonomike me Aleancen kuq e zi dhe President i asamblese te Partise per kryeqytetin,
Topi: “po qe për hetim parlamentar, duhet hetuar nepotizmi në Ambasada.” Dhe flet për eksperienca të vetat me të ashtuquajturit dipomatë të shtetit shqiptar.
Në Asamblenë e mbledhur sot të Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi është shprehur se “Kuvendi është institucioni më i diskretituar” dhe se “Në rast se ka nevojë për një hetim parlamentar është pikërisht politika e pandershme nepotike e pushtet për të pushtuar selitë diplomatike”
Topi ka rrëfyer edhe përvojat e veta kur “të ashtuquajturit ambasadorë refuzonin të prisnin kryetarin e shtetit në kryeqytetet e Europës Perëndimore dhe në zyrat e tyre nuk kishin fotografinë e kryetarit të shtetit.”
Rama flet për vesh-shkuljen, duke i dhënë përmasë qesharake: “Të shpallim ditën e Shkuljes së Veshit”
Kreu i PS-së, Edi Rama e ka parë të arsyeshme ta trajtojë në Twitter çështjen e shkuljes së veshit. Madje, dhe këtë e ka bërë si të ishte “një lojë”, kur u ka kërkuar “opinion” ndjekësve të tij në lidhje me një propozim të Fate Velajt.
Shkruan Rama:
“Propozim i Fate Velaj: 24 prilli te shpallet dita e Shkuljes se Veshit:-) Jam kurioz sa like-s merr ky propozim(?)!”
H. Çili, dalja e FRD e AK më vete: “vërtetim i pandehmave publike të Sali Berishës për rolin e ish-presidentit” dhe “Spahiu e bën të pakuptimtë vazhdimin e mëtejshëm të tij në jetën politike”
Në analizën e vet të përjavëshme te MAPO, H. Çili, analizon vendimet e 2 partive të reja me kredo politike në skenën shqiptare, FRD e AK, për të garuar më vete. Çili e jep që ë titull opinionin e tij, duke i quajtur 2 vendime “apolitike”
Në lidhje me FRD, opinioni i gazetarit pranë qeverisë, është se ajo nuk fiton gjë vetë, por heq votat e së djathtës. Madje, ai e quan dhe “dalje nga natyra e gjërave”.
The New Yorker, transplantim organesh në Kukës nga UÇK-ja, nuk mund të ketë patur!
Revista e njohur amerikane The New Yorker, në një shkrim të gjatë prej nëntë faqesh në numrin e saj të fundit, ka trajtuar gjerësisht akuzat që UÇK-ja ka kryer trafikim të organeve të serbëve të kapur rob, raporton agjensia INA. Gazetari i New Yorker, thuhet se ka intervistuar mbi 4 herë një dëshmitar që revista e quan Adrian - emër i shpikur – i cili ka treguar historinë e një të riu serb që donin ti merrnin zëmrën në një shtëpi në afërsi të Kukësit. Sipas dëshmitarit “"ai bërtiste në serbisht ‘Zot më ndihmo’. Ne e lidhëm, e pastruam me shumë alkool trupin e tij.
Deputetët e PD firmosin për komisionin parlamentar ndaj Ramës. Mes firmëtarëve, asnjë figurë e lartë e PD! Jo grushte siç tha Kryeminstri, por shkulje flokësh!
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka zbatuar urdhrin e kryeministrit Sali Berisha për ngritjen e komisionit parlamentar për hetimin e Edi Ramës në lidhje me “ngjarjen e Vjenës”, nëse mund të quhet ngjarje shkulja tashmë e famshme e veshit. Por, për PD, kjo ngjarje është me rëndësi të veçantë shtetërore dhe publike. Janë 36 deputetë të PD (por asnjë drejtues i lartë i saj, vëren TEMA) që kanë firmosur për të hetuar Ramën.
Arrestohet Presidenti i Bosnje-Hercegovinës. A thua do ketë efekt domino në rajon?
Agjencitë e lajmeve njoftojnë se është arrestuar sot në sarajevë një nga presidentët e Bosnje-Hercegovinës, Zhivko Budimir. President i federatës Bosnjako-kroate, ai është arrestuar me 18 persona të tjerë pas dyshimeve për mitmarrje, abuzim me postin, krim të organizuar dhe trafik droge.
Aksionin e arrestimit e kanë kryer pjesëtarët e Agjencisë Shtetërore për Hetime e Mbrojtje (SIPA) në zyrën e tij, zyrë ndrsa këto forca po bastisin disa ambiente në Presidencën e Bosnjës, në Sarajevë.
k.c.
Milo: maxhoranca e re jo më shumë se 73 mandate, FRD rezultat modest, AK neglizhoi polin e tretë duke shpresuar se do arrinte marrëveshje të mirë me PS...
“Kapja e veshit”, Baze: incidenti i vërtetë është pritja si shtetar e Ramës në Vjenë, Minxhozi: zgjedhjet nuk fitohen me kapje veshi
Ndërkohë që flitet për mundësinë e një komisioni parlamentar kundër Edi Ramës, Skëder Minxhozi me një editorial te Shqip rikthen në vëmendje faktin që edhe një kryetar tjetër partie është akoma prej “vitesh” tashmë në hetim parlamentar. Bëhet fjalë për Bamir Topin, kreun e FRD që është nën hetim parlamentar si puçist i 21 janarit. Ky hetim parlamentar i harruar, me siguri e bën z. Topi të vërë buzën në gaz (me siguri të njëjtën gjë bëjnë dhe anëtarët e komisionit të ‘puçit’) shkruan Minxhozi. Dhe tani, atij po i bëhet një bashkudhëtar një kryetar tjetër Partie.
