Itali, krijohet qeveria. Grillo: Berlusconi e Bersani kanë vendosur për gjithçka

Postuar në 27 Prill, 2013 17:46

Enrico Letta, italiani 46 vjeçar (që për më tepër figuron në listat e grupit të Bilderbergut, duke i dhënë krahë hamendësimeve për njëkomplot ndërkombëtar për emërimin e tij) ka krijuar qeverinë e re italiane e cila nga presidenti italian Napolitano konsiderohet si “më e mira e mundshme. Qeveri me shumë gra, ku Alfano është ministër i Brendshëm dhe Bonino Ministre e Jashtme, do të betohet nesër. Por, Beppe Grillo, lideri i M5S e ka sulmuar qeverinë e re me deklaratën se «Berlusconi e Bersani kanë vendosur për gjithçka. Janë mohuar tërë të drejtat e opozitës”. Letto ka tentuar të ndërtojë një qeveri me emra jo shumë të njohur, aq sa sipas La Stampa, shumë prej tyre ishte vështirë t’u komunikohej vendimi, se po kalonin një mëngjes rutinë të së shtunës me celularët fikur, në shtëpitë e tyre. Qeveria është nga të paktat që ka mbështetjen e dy partive më të mëdha, PD (Partia Demokratike) dhe PDL (Populli i Lirisë, e Berluskonit) që nga viti 1947. Grillo, megjithatë është treguar shumë i hidhur, duke thënë se “ditën e tretë nuk u ringjall Krishti, por Barabba!” e duke iu referuar Berluskonit.

Letta është një katolik dhe ekonomist liberal,  që pavarësisht freskisë së ekipit të 21 ministrave duhet të përballet me probleme të shumta, dhe me shumë të pakënaqur, sipas The Economist.

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Grillo nuk ka aspak faj qe nxehet e acarohet.  Motivi i vetem i Berlusconit ne zgjedhjen e qeverise dhe zgjidhjen e krizes politike (asaj ekonomike as qe nuk i afrohet dot) ishte qe te shpetonte bythen e tij nga burgu. Pak a shume si ne Tirane ku Sala dhe Iliri gjeten Ed budallin qe po i shpeton shkelqyeshem nga burgu me bashkimin e tij me Ilirin. Le te thone c'te duan Zaloshnja&Co, qellimi i vetem ky ishte dhe jo marrja e pushtetit. Marrja e pushtetit do lexuar si nje hap i nevojshem per te vazhduar lojen...te njejtet persona duan te jene ne krye, rotacioni eshte thjesht nje perralle e shemtuar. Mjafton te shohesh perzierjet e dy kampeve PD-PS ne vite, ke kalime nga te dy anet sa te duash. Ose mjafton te shohesh mungesen e akuzave te PS-se se sotme ndaj Neritan Cekes, te cilin duket sikur e kane harruar kur e hoqen nga Minister i Rendit per korrupsion e kontrabande. Dhe kjo ndodhi pasi ai mbolli gjak nga Cerriku deri ne Tropoje me pushtetin e bandave te armatosura qe mbizoteruan me te ne Shqiperi menjehere pas 1997. PS-istat bejne sikur irritohen me Berishen se ai hapi depot por nuk thone nje fjale per ate qe ishte minister i tyre per nje periudhe relativisht te gjate dhe qe depot i la hapur...Madje edhe ne nje dite ne te cilen Berisha ngre komision hetimor kundrra Rames (mos ta marrin me shaka se Berisha ka treguar aftesite e tija per surpriza) PS nuk kujtohet per te diskretiuar Ceken. Mos valle arsyen duhet ta kerkojme tek pazaret dypalesh, do te thoshte Grillo...

Submitted by Gjon (not verified) on

Grillo e pati mundesine per te qene pjese aktive ne politike por e refuzoi me kokefortesi, tani nuk ka asnje arsye qe te ankohet e aq me teper qe te bej moralistin.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Plotesisht dakort

Submitted by voica (not verified) on

Di te spjegoje ndokush c'jane "listat e grupit të Bilderbergut"?

Faleminderit!

Submitted by voica (not verified) on

Faleminderit, ResPublika!

Me shkoi mendja tek ndonje liste "te dyshuarish" evazionistesh fiskale ndaj as qe me ra nder mend wikipedia.

Submitted by aulix (not verified) on

Nuk e llogarit me kush Grillon ne Itali dhe me e bukura eshte se nuk di te beje as edhe opozite sikurse nuk diti te bashkpunonte. Ti rrojne deputet e mbetur, se tashme nuk kane asnje vlere dhe ti gezoje deri ne fund te mandatit. Gjithcka varet nga problemet dhe si do shkoje situata ne Pd mbi jetegjatesine e qeverise sepse per Berlusconin ka Okay.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.