Topi: “po qe për hetim parlamentar, duhet hetuar nepotizmi në Ambasada.” Dhe flet për eksperienca të vetat me të ashtuquajturit dipomatë të shtetit shqiptar.

Në Asamblenë e mbledhur sot të Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi është shprehur se “Kuvendi është institucioni më i diskretituar” dhe se “Në rast se ka nevojë për një hetim parlamentar është pikërisht politika e pandershme nepotike e pushtet për të pushtuar selitë diplomatike”
Topi ka rrëfyer edhe përvojat e veta kur “të ashtuquajturit ambasadorë refuzonin të prisnin kryetarin e shtetit në kryeqytetet e Europës Perëndimore dhe në zyrat e tyre nuk kishin fotografinë e kryetarit të shtetit.”
Duke treguar nivelin qesharak ku ka arritur Parlamenti Shqiptar Topi tha se “Vendi nuk është domain i një njeriu dhe nëse njerëzit e thjeshtë do të dinë ta orientojnë interesin e tyre, të shohë emërimet që shkojnë si propozime nga qeveria në të ashtuquajtur komisione ku funksion vetëm vullneti i një maxhorance të thjeshtë.”
k.c.
Comments
Kur lexoj nji titull kaq te
<p>Kur lexoj nji titull kaq te gjate, nuk e ndjej nevojen te lexoj shkrimin.</p>
Add new comment